Konsulenti politik, Xhevdet Pozhari, ka komentuar zhvillimet e sotme ku nuk është arritur që konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Pozhari vlerëson se vendi po shkon drejt zgjedhjeve.
“Mendoj se vendi ynë po shkon drejt zgjedhjeve. Liderët e partive tona politike duket se nuk e kanë ndërmend që të bëjnë kompromise”, ka deklaruar Xhevet Pozhari në “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ai pohon se faji i është partive më të mëdha politike në vend.
“Të katër liderët e partive poetike janë fajtor. Mendoj se lideri i VV-së Albin Kurti duhej të ishte më konkret në oferta. Edhe liderët e partive të tjera duhet të ishin më të hapur. Dihet se kanë refuzuar si Bedri Hamza, e Ardian Gjini. Kjo nuk i shërben askujt”, vlerësoi Xhevdet Pozhari.







