Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pritet të mbledhë këtë të mërkurë Grupin Parlamentar të partisë.
Mbledhja do të mbahet në orën 14:00.
Mbledhja vjen një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar të mbahet të enjten, më 6 gusht.







