TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Filharmonia e Kosovës me dy koncerte në Kraków të Polonisë

by teve1
36 minuta ago
0
A A
Filharmonia e Kosovës me dy koncerte në Kraków të Polonisë

Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës do të prezantohen në skenën ndërkombëtare me koncertin “Oratorio Concert”, i cili do të mbahet më 16 dhe 17 tetor në Kraków të Polonisë.

Në këto koncerte do të marrin pjesë Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, së bashku me anëtarë të Korit të Operës së Kosovës, duke sjellë një program të pasur me vepra të kompozitorëve të njohur, njofton KultPlus.

Koncertet do të dirigjohen nga Wojciech Czepiel, ndërsa në mesin e solistëve janë violinistja Joanna Konarzewska, sopranoja Adelina Paloja, mezzosopranoja Ivana Hoxha, tenori Piotr Kalina dhe basi Arkadiusz Jakus.

Programi muzikor përfshin vepra të kompozitorëve Krzysztof Penderecki, Fahri Beqiri, Karol Szymanowski dhe Mendi Mengjiqi, duke ndërthurur krijimtarinë muzikore polake me atë shqiptare.

Në repertor janë përfshirë “Ciaccona” nga “Requiem Polak” e Krzysztof Pendereckit, poema simfonike “Skënderbeu” e Fahri Beqirit, Koncerti për violinë nr. 1, op. 35, i Karol Szymanowskit, si dhe “Homagium Matri Teresiae” e Mendi Mengjiqit.

Koncertet do të mbahen në Sallën e Koncerteve të Filharmonisë së Krakówit, më 16 tetor, duke filluar nga ora 19:30, dhe më 17 tetor, nga ora 18:00.

Ky prezantim përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e muzikës dhe artistëve të Kosovës para publikut ndërkombëtar, si dhe për forcimin e shkëmbimeve kulturore përmes muzikës klasike.

Filharmonia e Kosovës vazhdon kështu prezantimin e krijimtarisë muzikore vendore në skena ndërkombëtare, duke vënë në pah talentin e instrumentistëve, këngëtarëve dhe artistëve të saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin, Posta promovon pullë të veçantë postare

Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin, Posta promovon pullë të veçantë postare

Hapet shtëpia-muze e shkrimtarit Dritëro Agolli në Menkulas, Begaj: Hapësirë që i shtohet trashëgimisë sonë kulturore

Hapet shtëpia-muze e shkrimtarit Dritëro Agolli në Menkulas, Begaj: Hapësirë që i shtohet trashëgimisë sonë kulturore

Hapet ekspozita “Duke vallëzuar me re”, Kurti vlerëson fotografinë e profesorit Afrim Spahiu

Hapet ekspozita “Duke vallëzuar me re”, Kurti vlerëson fotografinë e profesorit Afrim Spahiu

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Dhjetëra të lënduar, banka e ndërtesa të dëmtuara pas përshkallëzimit të protestës studentore në Tiranë

Dhjetëra të lënduar, banka e ndërtesa të dëmtuara pas përshkallëzimit të protestës studentore në Tiranë

Dortmundi befasohet nga Bodo/Glimt

Dortmundi befasohet nga Bodo/Glimt

“Info Nata”- 14.10.2026

“Info Nata”- 14.10.2026

Aston Villa “shkel” Fenerbahçen

Aston Villa “shkel” Fenerbahçen

PSG “gjunjëzon” Cityn në “Etihad”

PSG “gjunjëzon” Cityn në “Etihad”

Real Madridi “pushton” Romën me përmbysje

Real Madridi “pushton” Romën me përmbysje

Filharmonia e Kosovës me dy koncerte në Kraków të Polonisë

Filharmonia e Kosovës me dy koncerte në Kraków të Polonisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën