Arsenali ka siguruar futbollistin që e ka kërkuar gjatë. Bëhet fjalë për kapitenin e deritashëm të Newcastle Unitedit, Bruno Guimaraes.
Sky Sports ka njoftuar të mërkurën paradite që marrëveshja është arritur, ndërsa Guimaraes transferohet për 75 milionë funte (87,5 milionë euro).
Guimaraes mori lejen nga Newcastle që të udhëtojë për të kryer testet mjekësore te kampioni në fuqi i Anglisë.
Brazilian 28-vjeçar, Guimaraes, luan në mesfushë. Te Newcastle ishte prej vitit 2022. Më herët ka luajtur për dy vjet te Lyoni në Francë, ndërsa karrierë ka bërë edhe te skuadrat braziliane Athletico Paranaense dhe Audax. Për Brazilit, Guimaraes i ka 48 ndeshje.
Guimaraes pritet të jetë i rëndësishëm tek Arsenali në edicionin e ri. Skuadra e Mikel Artetas synon mbrojtjen e titullit në Premier League.











