TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Për zgjedhjen e presidentit përgjegjësi ka edhe opozita

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Për zgjedhjen e presidentit përgjegjësi ka edhe opozita

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku po zhvillon takimin e paralajmëruar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kurti në takim është shoqëruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Nga ana e LDK-së po marrin pjesë Lumir Abdixhiku, nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, si dhe ish-presidentja Vjosa Osmani.

Para nisjes së takimit, Kurti deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë, por theksoi se zgjedhja e presidentit kërkon bashkëpunim edhe me opozitën.

“Ne kemi mbështetje të mjaftueshme sa i përket Kuvendit dhe formimit të qeverisë. Mirëpo, për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita. Kushtetuta e sheh presidentin si shprehje të unitetit të popullit, prandaj në këtë proces duhet të bashkëpunojnë edhe qeveria, edhe opozita”, u shpreh Kurti.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut po zhvillohet në kuadër të konsultimeve që kryeministri në detyrë ka nisur me partitë politike para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pas përfundimit të takimit, pritet që Kurti dhe Abdixhiku të mbajnë deklarata për mediat.

Tags: albin kurtiLumir AbdixhikutakimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas ndërprerjes së tubimit në veri, Dugolli: Serbia, kurrë më zgjedhje në Kosovë, ajo kohë ka kaluar

Pas ndërprerjes së tubimit në veri, Dugolli: Serbia, kurrë më zgjedhje në Kosovë, ajo kohë ka kaluar

Dugolli: Kurti, më meritori për tejkalimin e krizës – nuk i nënshtrohet presionit

Dugolli: Kurti, më meritori për tejkalimin e krizës – nuk i nënshtrohet presionit

Gjendja e dy minatorëve vazhdon të jetë e rëndë

Januzi: Minatorët kanë nisur të dalin vullnetarisht përmes daljes emergjente, procesi mund të zgjasë mbi një orë

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

“InfoNata” 07.10.2026

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

“Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet, protesta në Tiranë vijon prej 130 ditësh

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Zulfaj: Procesi i Berlinit, i rëndësishëm për afrimin e rajonit me BE-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën