Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Abdixhiku në takim është shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Takimi është paraparë të nisë në orën 18:00.
Ky takim vjen pas ftesës që Kurti u ka drejtuar partive opozitare për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe procesin e konstituimit të institucioneve të reja.
Pas përfundimit të takimit, pritet që Kurti dhe Abdixhiku të deklarohen për mediat.







