Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti njërherit kryeministër në detyrë do të takohet sot me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku në përpjekje për një marrëveshje për formimin e institucioneve.
Takimi do të mbahet nga ora 18:00 dhe ndodhë pak ditë para seancës konstituive të Kuvendit që është caktuar më 6 gusht.
Kurti të hënën u ka dërguar ftesë liderëve të partive politike për takim, por vetëm Abdixhiku ju përgjigj pozitivisht, pasi nga PDK e Aleanca refuzuan ftesën.
Nga LVV dhe LDK janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim, ndonëse në takimin e parë që Kurti zhvilloi me Abdixhikun nuk pati ndonjë marrëveshje./teve1.info/
Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen







