TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasada e Kosovës në Zagreb paralajmëron për pritje deri në katër orë në kufirin Kroaci – Mali i Zi

by Teve1
2 orë ago
2
A A
Ambasada e Kosovës në Zagreb paralajmëron për pritje deri në katër orë në kufirin Kroaci – Mali i Zi

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka njoftuar se fluksi i shtuar i udhëtarëve ka shkaktuar pritje të gjata në pikat kufitare dhe kolona në autostradat e Republikës së Kroacisë.

Me këtë rast, shumë mërgimtarë nga Kosova që po vijnë nga shtetet evropiane, po presin me orë të tëra në kufi.

Në të gjitha pikat kufitare ndërkombëtare, zbatohet Sistemi Evropian i Hyrje/Daljes (EES), i cili regjistron automatikisht të dhënat personale, dokumentet e udhëtimit, si dhe kohën e hyrjes dhe daljes së shtetasve të vendeve të treta, njofton Ambasada e Kosovës në Zagreb.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb, përmes Atasheut nga MPB z.Sefadin Kuçi, është në komunikim të vazhdueshëm me Stacionin Policor në Grude, i cili ka në përgjegjësi zonën ku ndodhen dy vendkalimet kufitare me Malin e Zi. Sipas përgjegjësve policorë, autoritetet janë duke bërë maksimumin për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin në këto pika kufitare. Sipas informacioneve zyrtare të publikuara nga autoritetet më 2 gusht në ora 11.58, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi, në pikën kufitare Karasovići pritjet për hyrje arrijnë deri në katër orë, ndërsa në dalje raportohen pritje disaorëshe (kolona arrin disa kilometra). Kurse në pikën kufitare Vitaljina, pritjet në dalje janë rreth katër orë”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

“Në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, në pikën kufitare Bajakovo, pritjet arrijnë deri në tre orë. Në gjithë territorin e Republikës së Kroacisë janë evidentuar kolona të gjata në pothuajse të gjitha autostradat, si pasojë e fluksit të shtuar të automjeteve. Kufizimet infrastrukturore në disa ura vazhdojnë të ndikojnë në qarkullimin e automjeteve të rënda. Situata ka ndikuar edhe në transportin publik, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në orare. Bashkatdhetarë të cilët gjatë ditës së djeshme kanë shfrytëzuar dje shërbimet e Stacionit të Autobusëve në Zarë, kanë kontaktuar me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb dhe bëhet e ditur se vonesat arrijnë deri në 3 orë. Udhëtarëve dhe transportuesve u rekomandohet që gjatë planifikimit të udhëtimeve të marrin parasysh vonesat dhe kufizimet aktuale”, shkruhet tutje në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas në Kalludër të Zubin Potokut

Nga jeta në zhdukje – rrëfimi për 23 civilët e vrarë dhe groposur fshehtas në Kalludër të Zubin Potokut

Rama: Për “Sunny Hill”, para 5 vjetëve më shpallët hajn, sot krenoheni me të

Rama: Për “Sunny Hill”, para 5 vjetëve më shpallët hajn, sot krenoheni me të

Not e varka ilegale në burimin e ujit të pijshëm në Liqenin e Batllavës

Not e varka ilegale në burimin e ujit të pijshëm në Liqenin e Batllavës

Osmani: Përmes Sunny Hill, Dua Lipa ka sjellë njerëz nga e gjithë bota në Prishtinë

Curtis Jones kërkohet nga Interi, Liverpooli gati ta shesë

Serbia nderon Brigadën e 37-të, derisa arkiva e saj mbetet kërkesë për zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovë

Serbia nderon Brigadën e 37-të, derisa arkiva e saj mbetet kërkesë për zbardhjen e krimeve të luftës në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Zagreb paralajmëron për pritje deri në katër orë në kufirin Kroaci – Mali i Zi

Ambasada e Kosovës në Zagreb paralajmëron për pritje deri në katër orë në kufirin Kroaci – Mali i Zi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën