TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nagavci: Vendi ka nevojë për institucione, presim dakordim në bisedimet me LDK-në

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Nagavci mirëpret masën e përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në takimin e kryetares së Kuvendit me përfaqësuesit e partive politike parlamentare është dakorduar që seanca konstituive e legjislaturës së 11-të të mbahet më 6 gusht.

Nagavci tha se seanca do të zhvillohet sipas rendit të ditës të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit.

“U dakorduam që, sipas ftesës, më 6 gusht të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së 11-të, sipas rendit të ditës të përcaktuar me rregullore”, deklaroi ajo.

Ajo theksoi se Vetëvendosje, si subjekt që ka fituar zgjedhjet, është e gatshme që sa më shpejt të bëjë konstituimin e institucioneve të reja dhe të vazhdojë punën me kompetenca të plota.

“Si subjekt që i ka fituar zgjedhjet, jemi të gatshëm dhe mezi presim të konstituojmë të gjitha institucionet dhe të vazhdojmë punën me kompetenca të plota në legjislaturën e 11-të, në Qeverinë e Kosovës dhe më pas edhe me zgjedhjen e presidentit apo presidentes brenda afatit të përcaktuar”, tha Nagavci.

Duke komentuar vendimin e Kuvendit të LDK-së për vazhdimin e bisedimeve me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, Nagavci tha se ky është një zhvillim i mirëpritur.

“Ne natyrisht e mirëpresim këtë vendim të Kuvendit të LDK-së dhe presim që të vazhdojnë diskutimet dhe dakordimi, sepse vendi ka nevojë që sa më parë të vazhdojë puna”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse pritet një takim mes Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, Nagavci tha se kjo çështje varet nga liderët e dy subjekteve politike.

“Kjo çështje vendoset mes kryetarit të LVV-së dhe atij të LDK-së. Besoj që në afatin më të shkurtër të mundshëm do të vazhdojnë bisedimet”, deklaroi ajo.

Nagavci tha se deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje në parim me LDK-në për ndarjen e pozitave.

“Deri më tani nuk ka asnjë dakordim për pozita të caktuara, por besoj se më e rëndësishmja është vullneti për t’i ofruar vendit institucione funksionale”, përfundoi Nagavci.

Tags: arberi nagavciLVVtev1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë

Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

​KOMF: Institucionet parashkollore të zbatojnë me rigorozitet kërkesat për vaksinim

Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

Rama reagon pas kallëzimit penal, premton bashkëpunim me Prokurorinë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Gjendet pa shenja jete një grua në lumin Drini i Bardhë, Policia nis hetimet

“Mesditë”- 31.07.2026

“Mesditë”- 31.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën