Ka përfunduar takimi i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar mbi përgatitjen e seancës konstituive, e cila është caktuar për 6 gusht.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes që pati me përfaqësues të partive politike tha se ajo shkoi “mirë e mbarë” dhe se u dakorduan për çështjet procedurale për seancën konstituive të 6 gushtit.
Ajo njoftoi se në këtë seancë synohet të zgjidhet kryetari apo kryetarja e Parlamentit dhe nënkryetarët .







