TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konsullatë serbe në Shkodër e shqiptare në Luginën e Preshevës, vjen reagimi i Hoxhës

by tëvë1
2 muaj ago
4
A A
Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate serbe në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha sqaroi se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka paraqitur kërkesën për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër.

Sipas tij, veprimet do të ndërmerren vetëm pasi të dyja palët të bien dakord për të gjitha aspektet dhe detajet e procesit.

Ministri theksoi se reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve, por nuk nënkupton domosdoshmërisht barazi në objektiva apo interesa.

“Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, një zhvillim i vonuar, në një hapësirë ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar”, shkruan Hoxha.

Ai nënvizoi se kjo përfaqësi do të krijojë mundësi më të mira për të qenë pranë qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës, duke ofruar mbështetje më të drejtpërdrejtë dhe duke kontribuar në mbrojtjen e interesave të tyre legjitime.

Në reagimin e tij, Hoxha shprehet se është e pakuptimtë që debati publik është përqendruar te interesat e supozuara të palës serbe, ndërkohë që është lënë në plan të dytë interesi i Shqipërisë dhe përfitimi konkret që sjell krijimi i një pranie të përhershme konsullore shqiptare në Luginën e Preshevës.

Në përfundim, ministri thekson se politika e jashtme e Shqipërisë bazohet në interesin kombëtar, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe vlerat evropiane, standarde që, sipas tij, do të udhëheqin çdo vendimmarrje edhe në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Reagimi i Ministrit Hoxha vjen një ditë pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, i cili tha gjatë një interviste për Radio Beograd se dy vendet kanë arritur një marrëveshje paraprake për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Dy ditë para vendimit në Hagë, baneri me fotografinë e Thaçit vendoset në Luginë dhe largohet pas 24 orësh

Dy ditë para vendimit në Hagë, baneri me fotografinë e Thaçit vendoset në Luginë dhe largohet pas 24 orësh

SHBA-të pranojnë për herë të parë se kanë vendosur armë në hapësirë

SHBA-të pranojnë për herë të parë se kanë vendosur armë në hapësirë

Gjykata Speciale jep sot aktgjykimin për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Gjykata Speciale jep sot aktgjykimin për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Parashikimi i motit

Moti sot, diell dhe vranësira të shpërndara

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën