Mbrojtësi i krahut të majtë, Mario Mitaj mund të quhet praktikisht i larguar nga ekipi i Al-Ittihadit.
Ekipi saudit tashmë ka zyrtarizuar zëvendësimin për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, i cili pritet të rikthehet në Evropë.
Faris Abdi është transferuar tek Al-Ittihad, ndërsa Mitaj së shpejti pritet të zyrtarizohet si largim nga skuadra saudite.
Gjasat janë të mëdha që Mitaj të transferohet në Serie A, te skuadra e Genoas që po insiston në shërbimet e tij.
22-vjeçari ka kontratë me Al-Ittihadin deri në vitin 2028, ndërsa këtij ekipi iu bashkua në fillim të vitit 2025 nga Lokomotiva e Moskës.
Në 39 paraqitje në kampionatin e Arabisë Saudite, Mitaj ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 4 asistime.











