TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komuna e Prishtinës reagon pas tragjedisë në rrugën A: Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Komuna e Prishtinës reagon pas tragjedisë në rrugën A: Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Komuna e Prishtinës ka shprehur pikëllim të thellë pas aksidentit tragjik në një vendpunishte në Lagjen e Spitalit, ku si pasojë e rrëzimit të një vinçi një punëtor humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar rëndë.

Në një deklaratë zyrtare, Komuna ka bërë të ditur se të gjitha ekipet emergjente kanë reaguar menjëherë dhe kanë vepruar me përkushtim, profesionalizëm dhe koordinim ndërinstitucional për menaxhimin e situatës.

“Kryeqyteti shpreh pikëllimin e thellë për aksidentin tragjik të ndodhur sot në një vendpunishte ndërtimore në rrugën ‘Holger Petersen’, ku si pasojë e rrëzimit të një kranoje një punëtor ka humbur jetën, ndërsa një punëtor tjetër ka pësuar lëndime të rënda dhe, sipas informatave nga ekipet mjekësore, ndodhet në gjendje të rëndë, por stabile në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në deklaratën e Komunës.

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të afërmit e viktimës, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarin.

“Menjëherë pas pranimit të njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë reaguar me profesionalizëm dhe në kohë rekord të gjitha institucionet përgjegjëse. Në operacionin e shpëtimit dhe menaxhimit të situatës kanë qenë të angazhuara njësitë e Brigadës Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Kryeqytetit, Policia e Kryeqytetit, pjesëtarë të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe Siguri (NJRSH), ekipet e Urgjencës Mjekësore, si dhe ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca”, thuhet në njoftim.

Sipas Komunës, ekipet në terren kanë punuar në koordinim të plotë për shpëtimin e jetëve dhe sigurimin e vendit të ngjarjes.

“Të gjitha ekipet kanë vepruar me përkushtim maksimal, profesionalizëm dhe koordinim të plotë ndërinstitucional, duke bërë çdo përpjekje për shpëtimin e jetëve dhe sigurimin e vendit të ngjarjes”, thuhet më tej.

Lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, Komuna ka bërë të ditur se hetimet tashmë kanë nisur nga njësitet relevante policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

“Kryeqyteti rithekson rëndësinë e respektimit rigoroz të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë në çdo vendpunishte ndërtimore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla tragjike dhe mbrojtjes së jetës së punëtorëve dhe qytetarëve”, përfundon njoftimi.

Tags: Komuna e PrishtinesTeve1vdekje
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Përballja e parë frontale e Z.O. të Llapit me forcat serbe” – Rrëfimi për “Betejën e Kaçandollit” në 28 vjetorin e saj

“Përballja e parë frontale e Z.O. të Llapit me forcat serbe” – Rrëfimi për “Betejën e Kaçandollit” në 28 vjetorin e saj

“Lirimi i Thaçit dhe autokolona serbe” – Interneti “vërshohet” nga lajme të rreme para aktgjykimit

“Lirimi i Thaçit dhe autokolona serbe” – Interneti “vërshohet” nga lajme të rreme para aktgjykimit

Aplikimet për konvikte -Mbi 2 mijë studentë aplikuan që në ditën e parë

Aplikimet për konvikte -Mbi 2 mijë studentë aplikuan që në ditën e parë

Flamujt e UÇK-së mbushin sheshin e Skënderajt, qytetarët në pritje të vendimit të Hagës

“Jam ndjerë i persekutuar deri sot” – Seanca e Apelit në rastin “Toka”

“Jam ndjerë i persekutuar deri sot” – Seanca e Apelit në rastin “Toka”

Aleanca pret vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Aleanca pret vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Macklemore jashtë turneut të Ed Sheeran pas deklaratave për Palestinën, këngëtari: “Vendimi nuk ishte imi”

Macklemore jashtë turneut të Ed Sheeran pas deklaratave për Palestinën, këngëtari: “Vendimi nuk ishte imi”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën