Presidenti amerikan, Donald Trump i tha agjencisë amerikane të lajmeve Axios se SHBA-të janë në “bisedime shumë të thella” me Iranin.
“Nëse nuk ia dalin mbanë, ne do të kthehemi në veprime shumë të forta ushtarake”, tha ai.
Trump tha se i ndaloi sulmet të premten sepse vendet që veprojnë si ndërmjetës për t’i dhënë fund konfliktit SHBA-Iran ia kërkuan këtë. “Të gjithë njerëzit që merren me Iranin më kërkuan: ‘Mos qëlloni’.”
I pyetur se sa kohë ishte i gatshëm t’i jepte diplomacisë, ai tha: “Nuk ka shumë kohë. Ose shkon shpejt ose aspak”.
Trump u tha gazetarëve poashtu se SHBA-të dhe Izraeli janë “shumë afër kur bëhet fjalë për Iranin”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të udhëtojë të hënën për në Uashington për t’u takuar me presidentin amerikan, ku Irani pritet të jetë temë qendrore e takimit.










