Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rasti ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili po heton rrethanat e aksidentit.
Në fotografitë e publikuara shihet se automjetet janë dëmtuar rëndë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse të policisë.
Ditët e fundit rastet e aksidenteve në Kosovë janë shtuar.







