Kombëtarja e Belgjikës e ka emëruar ish-kapitenin e Holandës, Mark van Bommel, si trajnerin e saj të ri, me një kontratë që zgjat deri në Euro 2028.
49-vjeçari zëvendëson Rudi Garcian, largimi i të cilit u konfirmua pas eliminimit të Belgjikës në çerekfinale nga Spanja, që triumfoi në Kupën e Botës 2026.
Van Bommel do ta marrë zyrtarisht detyrën më 15 gusht, shkruan BBC.
Së fundmi, Van Bommel drejtoi Royal Antëerpin, duke e udhëhequr klubin drejt fitimit të titullit kampion, Kupës së Belgjikës dhe Superkupës së Belgjikës gjatë një periudhe dyvjeçare të suksesshme.







