TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Gati 3 hektarë i kam molla e kumbulla”, reshjet e shiut ia çojnë huq punën e një viti bujkut në Istog

Qyteti i Istogut të martën u godit nga një breshër i madh. E fermerët e bujqit të fshatit Kovragë në këtë Komunë u dëmtuan shumë. Puna e tyre prej vitesh u shkoi huq nga stuhia e të hënës. Në terën dolën edhe kryetari i Komunës si dhe Ministri i Bujqësisë, ku ky i fundit tregoi se nga java e ardhshme do të masat se në çfarë forme do të ndihmohen fermerët e dëmtuar.

by Fëllënza Krasniqi
4 orë ago
1 0
A A

Puna e një viti i shkoi huq brenda disa minutash.

Reshjet e mëdha të shiut të hënën, këtij fermeri në Kovragë të Istogut i shkaktuan dëme të mëdha.

Afrim Salihu thotë se mjaftuan pesë minuta, që breshëri t’ia shkatërrojë të gjitha të mbjellurat.

“Dy hektarë e gjysmë i kemi mollë e kumbulla, dëmi është i paparashikueshëm…unë nuk kam parë asnjëherë, breshër ka ra por jo me këtë sasi e me këtë erë që ka ekzistu. Kjo ka qenë sikur tajfun, por çkado që vjen prej Zotit, njeriu po u dashka me u pajtu”, ka thënë Salihu.

Salihu thotë se dëmi i një dite më parë, bën që as vitin e ardhshëm të mos ketë më fryte.

Për këtë, 64-vjeçari kërkon ndihmë nga Qeveria.

“Mos me i këqyr vetëm bujqit që kanë hektarë shumë, po me i ndihmua çdo bujku si ai që e ka një hektar, si ai 20/30 ari, se edhe atij i është bërë dëme. Kisha apeluar që me qenë gjithë të barabartë e Ministria me qenë me të gjithë bujqit e fshatit Kovragë e barabartë”, ka thënë tutje Salihu.

Të njëjtën kërkesë kanë edhe këta bujq.

Këtë ia shpalosën ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, i cili këtë të martë qëndroi në Kovragë.

“Presim me na ndihmu, se më herët edhe kur binte breshër diçka shpëtonte, por për këtë vit ka përfunduar çdo sen”, u shpreh Gjoci.

E dikush tjetër, u tregua edhe më i ashpër.

“Po betohem se nëse kemi fatkeqësi viteve tjera, këtu asnjë zyrtar nuk ka me shkel këtë tokë më, fjalë nuk dua, dua përkrahje”, ka thënë një bujk.

Por që kjo të ndodh, sipas ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, fillimisht duhet të vlerësohen dëmet.

“Hapi i parë që kërkohet është nga komuna që ta themelojë Komisionin për Vlerësimin e Dëmeve….ne kërkojmë që kjo të bëhet në afatin më të shkurtër…ai raport kur të kompletohet, i njëjti duhet t’i dërgohet Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave dhe Agjencia në bazë të Ligjit për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore e adreson atë te qeverisja qendrore”, u shpreh Muja.

“Besoj që brenda shtatë ditëve kalendarike ne e përfundojmë raportin e vlerësimit i cili del para kuvendit dhe menjëherë i drejtohet Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave. Mua më gëzon fakti që ka gjetur kohë ministri, mirëpo çka nuk po më gëzon është që nuk po mbërrijmë që të marrim një zotim konkret edhe në pyetjet e gazetarëve edhe timen me i ditur këta fermerë dhe këta bujq se të vetmen të ardhur e kanë bujqësinë, a ka me ju kompensuar ndonjë përqindje e dëmit, qoftë ajo edhe 5%, qoftë 10%, pavarësisht prej kapaciteteve financiare, unë e di se Qeveria e Kosovës ka të planifikuara në linjë buxhetore përmes Ministrisë së Financave fond buxhetor për reagim në situata të fatkeqësive natyrore”, theksoj Ferati.

Ndërsa nga Ministria e Bujqësisë u bë e ditur se nga java tjetër do t’i propozojnë masat se në çfarë forme mund t’i ndihmojnë të gjithë këta fermerë të dëmtuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

“Info Nata”- 21.07.2026

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Buzhala: Qëllimi i opozitës nuk është presidenti, por zgjedhjet e reja

Buzhala: Qëllimi i opozitës nuk është presidenti, por zgjedhjet e reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën