Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka llënë gjurmë në Kupën e Botës 2026, turne që u mbajt në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Në fakt, Xhaka dhe Dayot Upamecano i Francës, e mbyllën Botërorin si dy futbollistët që e kthyen posedimin e topit më së shumti për kombëtaren e tyre.
Xhaka dhe Upamecano, regjistruan nga 44 raste të rikthimit të posedimit të topit, duke ndarë së bashku vendin e parë në këtë statistikë të turneut, që përfundoi të dielën mbrëma.
Mesfushori shqiptar ishte lider i Zvicrës dhe më i merituari që “Helvetikët” arritën deri në çerekfinale të Botërorit, ku u eliminuan nga Argjentina pas vazhdimeve.
Në Botërorin 2026, Xhaka regjistroi 6 paraqitje apo në total 600 minuta lojë, ku shënoi një gol dhe pati gati 400 pasime të sakta.
Për Xhakën, ky ishte Botërori i katërt me Zvicrën, duke barazuar rekordin me Xherdan Shaqirin e Valon Behramin.










