TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Statistikat e veçanta të Spanjës

by teve1.info
24 orë ago
0
A A
Statistikat e veçanta të Spanjës

Spanja ka dominuar ndaj Argjentinës për ta fituar titullin e kampionit të botës në futboll.

Ndonëse finalja përfundoi 1:0, ajo është dominuar plotësisht nga futbollistët spanjollë. Për Spanjën është titulli i dytë i botës. Të parin e fitoi në vitin 2010. Argjentina ishte kampione për katër vjet, por dorëzoi “kurorën” të dielën mbrëma.

FIFA ka përzgjedhur disa prej statistikave më të veçanta të futbollistëve të Spanjës.

790 – Në mënyrë marramendëse, Rodri i kompletoi plot 790 pasime në këtë Botëror. Ai theu rekordin personal për më së shumti pasime nga një lojtar në një edicion të Kupës së Botës. Rodri, që u shpall lojtari më i mirë, i kishte 638 pasime të suksesshme në Katari 2022. Para tij rekordin e kishte Xavi nga Afrika e Jugut 2010 me 599 pasime.

Në Botërorin që përfundoi të dielën, Pau Cubarsi ishte i dyti për pasime të kompletuara me 668, kurse Aymeric Laporte i treti me 618. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit e qendrës të Spanjës.

750 – Mbrojtësit e Spanjës, Marc Cucurella dhe Pau Cubarsi luajtën 750 minuta në këtë Botëror. Është rekord sa u takon lojtarëve, pa përfshirë portierët. Kaq minuta i kishte edhe Alexis Mac Allister i Argjentinës.

58 – Mikel Oyarzabal ka shtyrë kundërshtarët të bëjnë 58 gabime, përkatësisht ta humbin topin. Llogaritet topi i humbur kur bënë presion kundërshtari. Në këtë statistikë, Pedri dhe Neil El Aynaoui i Marokut ndajnë vendin e dytë me nga 51 “detyrime” të kundërshtarit për ta humbur topin.

38 – Spanja është në seri prej 38 ndeshjeve pa humbje. Është rekord i ri. Së fundi kishte humbur nga Kolumbia në mars 2024. “La Roja” prej atëherë i ka 29 fitore dhe nëntë barazime. Italia kishte serinë më të gjatë pa humbje deri më tani. Nuk ishte mposhtur në 37 ndeshje nga viti 2018 e deri në vitin 2021.

35 – Lamine Yamal kishte më së shumti driblime të suksesshme në Botëror – 35. Kylian Mbappe është i dyti me 28, kurse Lionel Messi i treti me 25. Rekordin e mban Maradona me 53 driblime të suksesshme në Botërorin 1986.
Me 19 vjet e gjashtë ditë, Yamali është lojtari i katërt më i ri që fiton Kupën e Botës. Vetëm 18-vjeçari italian Giuseppe Bergomi dhe 17-vjeçarët brazilianë, Pele dhe Ronaldo ishin më të rinj kur triumfuan në skenën më të madhe.
Me 19 vjet e 178 ditë, Pau Cubarsi është i shtati në listë.

14, 7… – Spanja i ka shënuar 14 gola. Ka shënuar dy gola më shumë se në vitin 1986 dhe plot gjashtë gola më shumë se në vitin 2010, kur e fitoi titullin e parë.
Spanja siguroi titullin me shtatë fitore rresht. Vetëm Brazili ka seri më të gjatë fitoresh në Botëror, 11, në vitet 2002 e 2026.

Ferran Torres është bërë vetëm zëvendësuesi i dytë që ka shënuar golin e fitores në finale të Botërorit. Mario Gotze i Gjermanisë e bëri këtë në vitin 2014.

Spanja e pësoi vetëm një gol, që është shifra më e vogël e një kampanje që përfundoi me titull të botës. Franca në vitin 1998, Italia në vitin 2002 dhe Spanja në vitin 2010, kishin pësuar nga dy gola.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Anglia rivalizon Italinë për Guardiolan

Anglia rivalizon Italinë për Guardiolan

Rodriguez i del në mbrojtje Xhakës

Xhaka me rekord unik në Kupën e Botës

Kumbulla do të kthehet në La Liga

Kumbulla do të kthehet në La Liga

Zidane zëvendëson Deschampsin te Franca

Zidane zëvendëson Deschampsin te Franca

Anglia rivalizon Italinë për Guardiolan

Anglia rivalizon Italinë për Guardiolan

Vilë pa leje pranë Ujmanit kishte ndërtuar edhe nënkryetari i Listës Serbe dhe vëllai i tij

Vilë pa leje pranë Ujmanit kishte ndërtuar edhe nënkryetari i Listës Serbe dhe vëllai i tij

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

Haxhiu nderon Qemal dhe Kozeta Zylon për kontributin në ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë

Haxhiu nderon Qemal dhe Kozeta Zylon për kontributin në ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë

Pse nuk duhet të keni frikë nga dielli, përfitimet dhe disavantazhet

Pse nuk duhet të keni frikë nga dielli, përfitimet dhe disavantazhet

Pse këmbët fryhen më shumë gjatë verës?

Pse këmbët fryhen më shumë gjatë verës?

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën