Mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda ka bërë transferimin e tij të radhës.
31-vjeçari, bëri transferimin e tij te Udinese nga Como ku po kërkon minuta të rregullta.
Vojvoda është prezantuar sot nga klubi i ri.
Për Vojvodën, Udinese është klubi i tij i tretë në Serie A pas Comos dhe Torinos, teksa synon të jetë lider i krahut të djathtë të mbrojtjes.
Vojvoda, sezonin e kaluar bëri 34 paraqitje ku shënoi 2 gola dhe 2 asistime, ku ndihmoi Comon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Vojvoda është pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Kosovës.









