Studiuesi i filozofisë politike, Latif Mustafa, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur të zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti e cila pritet po përballet me pakënaqësi të brendshme pasi 148 kërkojnë largimin e kryetarit Lumir Abdixhiku nga kreu i partisë.
“Besoj se Abdixhiku do ta kalojë me lehtësi këtë thirrje të Kuvndit. Një gjë të tillë e ka bërë edhe në të kaluarën. Kësaj radhe 148 delegatë që kanë nënshkruar dhe 200 që nuk e kanë bërë një gjë të tillë”, ka thënë Latif Mustafa në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ai vlerëson se delegatët që kërkojnë largimin e Abdixhikut, duhet t’i tregojnë arsyet se pse po e duan një gjë të tillë.
“Ata që kërkojnë që Abdixhiku të largohet, duhet të tregojnë se pse e duan një gjë të tillë. Nëse LDK duhet të vendos për një koalicion, më mirë është të bëhet me VV-në se me PDK-në. Mendoj se lajmi që doli se do të bëjë koalicion me VV-në, e ka dëmtuar Abdixhikun”, vlerësoi Latif Mustafa.







