TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Shkarkimi i Abdixhikut, Haziri: Do të shqyrtohet sipas procedurave të LDK-së

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Haziri: LDK po analizon rezultatin zgjedhor dhe ftesën për bashkëpunim, zgjedhjet e reja nuk janë opsion

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kërkesa për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pas dorëzimit të nënshkrimeve nga disa anëtarë të partisë, do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme dhe Statutin e LDK-së.

Haziri tha se kërkesa për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm është trajtuar në rrugë procedurale dhe proceduralisht këtë çështje e trajton sekretariati i partisë teksa i pyetur për mundësinë e shkarkimit të Abdixhikut, Haziri tha se pyetja është paragjykuese.shkar

“Është trajtuar në rrugë procedurale. Proceduralisht e trajton sekretariati, sipas normave të brendshme politike. Unë besoj se kjo është një çështje që statuti i LDK-së e ka rregulluar dhe LDK-ja di ta vetëmenaxhojë të gjithë këtë proces politik, nga i cili ne do të dalim më mirë në fund. Po paragjykoni, po na gjykoni përmes pyetjeve”, u shpreh ai.

Më tej, Haziri tha se kërkesat politike nuk trajtohen përmes procedurave, por shtoi se rregullat do të respektohen plotësisht.

“Kërkesat politike nuk trajtohen me procedura. Por, meqenëse ka norma të tilla që rregullojnë mënyrën e sjelljes dhe të organizimit tonë, ne i respektojmë ato deri në fund. Unë mendoj se do të vazhdohet të punohet në dy binarë: binari i parë është shqyrtimi i kërkesës së nënshkruesve, të cilët janë delegatë dhe përfaqësues të elektoratit të LDK-së. Binari i dytë është kryetari i LDK-së dhe zyra e tij, me autorizime të plota për t’i menaxhuar këto procese politike sipas kërkesës. Kërkesa është procedurale, prandaj në rrugë procedurale edhe do të trajtohet. Ndërsa ato çështje që janë politike, do t’i trajtojmë politikisht dhe bashkërisht”, tha Haziri.

I pyetur nëse janë verifikuar nënshkrimet e dorëzuara, nënkryetari i LDK-së sqaroi se kjo mbetet përgjegjësi e sekretariatit.

“Çështjen e verifikimit sekretariati e kryen me kohë, i verifikon dhe ia dorëzon kryesisë” shtoi Haziri.

Tags: dorezimi i nenshkrimeveLDKLumir AbdixhikushkarkimiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Lushtaku: Albin Kurti e ka vendin në burg, ai nuk po shmanget rastësisht nga Prokuroria e Kosovës

Lushtaku: Albin Kurti e ka vendin në burg, ai nuk po shmanget rastësisht nga Prokuroria e Kosovës

Rama thotë se u përjashtua nga forumi për “Prishtina 2030” me kërkesë të Ministrisë së Sportit

Rama thotë se u përjashtua nga forumi për “Prishtina 2030” me kërkesë të Ministrisë së Sportit

Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, prandaj e kemi dërguar në Kushtetuese, Kurti po i shërben Serbisë

Austria i refuzon vizën kreut të Agjencisë së Energjisë Bërthamore të Iranit për konferencën e IAEA-s

Irani mohon pretendimet e Trumpit për zhvillimin e bisedimeve sot

Irani thotë se takimi me vendet e Gjirit është anuluar me kërkesë të Arabisë Saudite

Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, prandaj e kemi dërguar në Kushtetuese, Kurti po i shërben Serbisë

Lushtaku: Kuvendi s’është konstituuar, prandaj e kemi dërguar në Kushtetuese, Kurti po i shërben Serbisë

Dhjetëra arrestime në operacionin ndaj organizatave LGBTQ në Turqi, akuzohen për aktivitete të paligjshme

Dhjetëra arrestime në operacionin ndaj organizatave LGBTQ në Turqi, akuzohen për aktivitete të paligjshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën