TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Erdogan: Zmbrapsja e tentativës për grusht shteti në vitin 2016 ishte “deklarata e pavarësisë” e Shekullit të Turqisë

by tëvë1
2 orë ago
0
A A
Erdogan: Terroristët s’do të kenë sukses në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se “15 Korriku nuk është vetëm nata kur u zmbraps një tentativë tradhtare për grusht shteti, por është një fitore e madhe e demokracisë, e shkruar me germa të arta në histori, në të cilën populli ynë mbrojti me çmimin e jetës vullnetin, demokracinë dhe pavarësinë e tij”, transmeton Anadolu.

Presidenti Erdogan me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, shkroi një artikull me titull “15 Korriku: Deklarata e Pavarësisë e Shekullit të Turqisë”.

Erdogan e nisi artikullin e botuar në gazetat vendase me fjalët: “Kanë kaluar plot dhjetë vjet nga ajo natë ogurzezë, kur një popull i tërë që ndryshoi rrjedhën e historisë luftoi me çmimin e jetës për pavarësinë dhe të ardhmen e tij”.

“15 Korriku nuk është vetëm nata kur u zmbraps një tentativë tradhtare për grusht shteti, por është një fitore e madhe e demokracisë, e shkruar me germa të arta në histori, në të cilën populli ynë mbrojti me çmimin e jetës vullnetin, demokracinë dhe pavarësinë e tij. Atë natë, populli ynë fisnik u dha një nga mësimet më të mëdha të historisë imperialistëve që tentuan të pushtonin atdheun tonë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ashtu siç bëri edhe gjatë Luftës së Pavarësisë”, tha Erdogan.

15 Korriku, ashtu siç shprehet poeti në vargjet “Madhështia e paraardhësve tanë është e njohur në mbarë botën / Mos mendo se natyra ndryshon, ky gjak është po ai gjak!” është një epikë e madhe, e shkruar me germa të arta në histori nga populli ynë fisnik, i cili doli në rrugë dhe në sheshe me të njëjtën bindje dhe vendosmëri si ata që luftuan me heroizëm një mijë vjet më parë në Malazgirt, si ata që 500 vjet më parë vunë shpirtin dhe trupin në shërbim të realizimit të ëndrrës së Sulltan Fatihut mbi muret e Stambollit dhe për të merituar përgëzimin e Profetit tonë, si edhe ata që njëqind vjet më parë nuk kursyen jetën për mbrojtjen e atdheut”.

Në artikullin e tij, Erdogan theksoi se kur e thirrën popullin e dashur në sheshe dhe aeroporte për të mbrojtur vullnetin kombëtar kundër tentativës së tradhtisë së organizatës terroriste, të verbuar nga urrejtja, e cila rrallëherë ka pasur të ngjashme në histori, nuk bënë një thirrje të zakonshme.

“Thirrja që i bëmë popullit tonë ishte shprehje e besimit që kishim në urtësinë demokratike, largpamësinë dhe guximin e popullit tonë të dashur. Synuam të ringjallnim moton ‘O pavarësi, o vdekje!’, një nga trashëgimitë më të shenjta që na lanë të parët tanë. Populli ynë, sikur të kishte dalë nga thellësitë e historisë, iu përgjigj menjëherë kësaj thirrjeje duke mos kursyer as jetën dhe as shpirtin. Falë Zotit, populli ynë nuk e zhgënjeu këtë besim dhe edhe një herë mbrojti vetë pavarësinë dhe të ardhmen e tij. Atë natë, populli ynë copëtoi zinxhirët që synohej t’i viheshin vullnetit të tij, hoqi prangat e tutelës dhe tradhtisë dhe rrëzoi një nga një pengesat përpara Turqisë. Atë natë, 253 bij të atdheut tonë ranë dëshmorë, ndërsa mbi 2 mijë vëllezër e motra tanë u plagosën. Secili prej këtyre numrave është një dëshmi më vete e sakrificës, guximit dhe heroizmit të treguar për të mbrojtur atdheun, flamurin dhe vullnetin kombëtar”, theksoi presidenti turk.

Presidenti Erdogan duke theksuar se “Gjatë dhjetë viteve të fundit, luftën tonë kundër organizatës terroriste FETO, me duar të përgjakura, e kemi vazhduar pa kompromis si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”, tha:

“Sepse pastrimi i kësaj qelize kancerogjene që ishte infiltruar në shtetin tonë dhe sigurimi që autorët të japin llogari para drejtësisë ishte borxhi ynë më i madh ndaj dëshmorëve tanë që flijuan me dëshirë jetën e tyre. E çrrënjosëm FETO-n në çdo fushë, nga burokracia te ushtria, nga drejtësia te bota e biznesit. Megjithatë, është e dobishme të kujtojmë edhe një herë këtë të vërtetë të thjeshtë që nuk duhet ta nxjerrim kurrë nga mendja: kjo nuk është një luftë që filloi dhe mbaroi 10 vjet më parë. E vetmja mënyrë për të penguar rikthimin e FETO-s dhe strukturave të tjera të ngjashme tinëzare mbi shtetin dhe popullin tonë është ta mbajmë gjithmonë të gjallë frymën e 15 Korrikut dhe ta përcjellim këtë ndërgjegje edhe te brezat e ardhshëm”.

Duke theksuar se, edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga tentativa tradhtare për grusht shteti, dhimbjet ruajnë ende freskinë e ditës së parë, Erdogan e vijoi artikullin e tij kështu:

“Megjithatë, vazhdojmë ta çojmë përpara me të njëjtin vendosmëri dhe këmbëngulje luftën tonë kundër FETO-s dhe të gjitha qendrave të tjera terroriste të ngjashme. Në 10-vjetorin e 15 Korrikut, tashmë ekziston një Turqi shumë më e fortë, shumë më e vendosur dhe e bashkuar ngushtë. Për sa kohë që fryma e 15 Korrikut mbetet e gjallë në këto troje, askush të mos ketë dyshim se planet tinëzare të tradhtarëve dhe lojërat e pista të skenaristëve globalë që qëndrojnë pas tyre nuk do të gjejnë kurrë mbështetje.

Me këtë rast, uroj mëshirën e Allahut për të gjithë dëshmorët tanë, të cilët duke e bërë gjoksin mburojë atë natë të errët e kthyen atë në dritë dhe me çmimin e jetës së tyre na bënë sërish atdhe këto troje, trashëgimi e të parëve tanë, ku kemi sunduar prej shekujsh. Uroj që veteranët tanë të kenë jetë të gjatë, të begatë dhe me mirësi.

Zoti im, mos e bëftë që populli ynë i dashur, historia e të cilit është thurur me fitore të lavdishme, të përjetojë më kurrë tradhti të ngjashme me 15 Korrikun. Forca më e madhe e këtij populli është uniteti i tij, bashkimi i tij dhe vëllazëria e lashtë që është formësuar prej një mijë vjetësh me gëzime dhe dhimbje. Allahu e bëftë të përhershëm unitetin, bashkimin dhe vëllazërinë tonë”.​

​​​​​​​​​

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Normalizim i krimit në intervistë: Moderatorja serbe e përshkruan masakrën e Prekazit si “likuidim”, thekson edhe vrasjen fëmijëve

Normalizim i krimit në intervistë: Moderatorja serbe e përshkruan masakrën e Prekazit si “likuidim”, thekson edhe vrasjen fëmijëve

Nis zbatimi i amnistisë penale në Shqipëri,  541 të burgosur lënë qelitë

Nis zbatimi i amnistisë penale në Shqipëri,  541 të burgosur lënë qelitë

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

​Trump kërcënon të bombardojë urat dhe termocentralet nëse Irani nuk rifillon bisedimet

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Normalizim i krimit në intervistë: Moderatorja serbe e përshkruan masakrën e Prekazit si “likuidim”, thekson edhe vrasjen fëmijëve

Normalizim i krimit në intervistë: Moderatorja serbe e përshkruan masakrën e Prekazit si “likuidim”, thekson edhe vrasjen fëmijëve

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

Nis zbatimi i amnistisë penale në Shqipëri,  541 të burgosur lënë qelitë

Nis zbatimi i amnistisë penale në Shqipëri,  541 të burgosur lënë qelitë

Zejnulla Gashi merr zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit: Do të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve

Zejnulla Gashi merr zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit: Do të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve

​APK shënon 20-vjetorin me lansimin e platformës Open Data për rritjen e transparencës

​APK shënon 20-vjetorin me lansimin e platformës Open Data për rritjen e transparencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën