TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

by Tëvë1
48 minuta ago
0
A A
Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka bërë thirrje që institucionet e reja të Kosovës të formohen sa më shpejt, duke theksuar se vendin e presin procese të rëndësishme dhe se zvarritja e krijimit të tyre nuk i shërben interesit të shtetit.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Kryeziu komentoi zhvillimet politike pas zgjedhjeve parlamentare, duke kujtuar se pas certifikimit të rezultateve, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka ftuar në takim liderët e partive politike për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve.

Sipas tij, në politikë gjithmonë duhet synuar zgjidhja më e mirë, por kur kjo nuk është e mundur, duhet të arrihet zgjidhja më e realizueshme.

“Unë konsideroj se në politikë njeriu duhet të pretendojë më të mirën, por nëse kjo nuk është e mundur, duhet ta bëjë më të mundshmen. Kam rekomanduar edhe më herët që Lëvizja Vetëvendosje sa më shpejt ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë, ndërsa në ndërkohë të diskutohet edhe për presidentin”, tha Kryeziu.

Ai theksoi se Kosova përballet me sfida të rëndësishme gjatë këtij viti, duke përmendur edhe datën 16 shtator si një moment që, sipas tij, kërkon institucione funksionale dhe vendimmarrje të plotë.

“Nuk duhet të ketë vonesa. Mendoj se gjatë muajit korrik duhet të konsolidohen Kuvendi dhe Qeveria, sepse janë dy institucionet kryesore që prodhojnë politika. Procesi i zgjedhjes së presidentit është i rëndësishëm nga aspekti kushtetues, por nuk duhet të bëhet faktor destabilizues që pengon funksionimin e Kuvendit dhe të Qeverisë”, u shpreh ai.

Kryeziu shtoi se afati dymujor duhet të shfrytëzohet për miratimin e ligjeve të rëndësishme dhe për funksionalizimin e institucioneve.

Duke komentuar qëndrimet e liderëve politikë, ai tha se nuk sheh gatishmëri të mjaftueshme për kompromis në funksion të krijimit të institucioneve.

“Bazuar në konfiguracionin aktual të liderëve politikë, nuk shoh ndonjë vullnet të mirë politik për të arritur kompromis dhe për t’i krijuar institucionet”, deklaroi Kryeziu.

Në fund, ai foli edhe për nevojën e ndryshimeve kushtetuese sa i përket mënyrës së zgjedhjes së presidentit të vendit.

“Mendoj se Kushtetuta duhet të ndryshohet në këtë pjesë. Presidenti ose duhet të zgjidhet me shumicë absolute prej 61 deputetësh në Kuvend, ose të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, siç ndodh në disa vende të rajonit”, përfundoi Kryeziu.

Tags: Kadri KryeziuKendi i debatitTAKIEMTeve1vendizgejdhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën