TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

QKUK vihet në lëvizje, ndërron shtretërit e dëmtuar

Klinika e Pediatrisë në QKUK sot u furnizua me tetë shtretër të rinj. Ky vendim u mor pas reagimit të një nëne, që rrëfeu për gjendjen e rënduar në këtë Klinikë.

by Fëllënza Krasniqi
1 orë ago
0 0
A A

Njolla gjaku e shtretër të dëmtuar.

Janë këto pamjet e njërës nga dhomat e Klinikës së Pediatrisë.

Por reagimi i një nëne, që djali 2 vjeç po i trajtohet aty, e vuri në lëvizje Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë të martë, QKUK vendosi t’i zëvendësojë këta shtretër, me disa të rinj.

Ky vendim u mor pas pamjeve që u publikuan ditë më parë nga aktivistja Aulonë Mehmeti, që i dha jehonë gjendjes së rënduar në këtë Klinikë.

“Sot është bërë ndërrimi i disa shtretërve të cilët kanë qenë të dëmtuar…Besojmë që gjatë ditës bëhet edhe ndërrimi i një shtrati, domethënë janë tetë shtretër gjithsej…para disa javësh janë rinovuar disa banjo ose disa nyje sanitare. Ato janë ndërruar në pjesën matanë të reparteve të tjera. Tani shumë shpejt, do të fillojë edhe renovimi i nyjeve sanitare në pjesën këtej, për të cilat ju po aludoni”, ka thënë Dobra.

Me inventar të ri, sipas drejtorit të Shërbimeve teknike-administrative, pritet të bëhen edhe Klinikat e tjera në QKUK.

“Deri të premten e kësaj jave, i presim të dhënat nga klinikat me planifikimet për inventar të ri, për shtretër dhe të tjera, nga një kontratë me 51 artikuj. Pastaj do të mblidhen të gjitha ato të dhëna, do të strukturohen dhe do të bëhet kërkesa për furnizime. Besojmë që për një periudhë shumë të shkurtër, shumë të shpejtë, do të bëhen furnizimet sipas kontratës që është lidhur nga AQP-ja”, u shpreh Dobra.

Se pacientëve duhet t’u ofrohen kushte më të mira e thonë nga Shoqata në shërbim të të drejtave të tyre.

“Pretendimet për mungesën e kushteve elementare higjieno-sanitare, kontrollin e infeksioneve, mungesën e mjeteve bazike higjienike dhe komunikimin me familjarët nuk mund të trajtohen si çështje dytësore. Këto nuk janë kërkesa për luks, por standarde minimale që çdo institucion shëndetësor është i obliguar t’i garantojë”, kanë njoftuar nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës.

Nga kjo Shoqatë thonë se prindërit që raportojnë parregullsi gjatë trajtimit në QKUK, nuk duhet të intimidohen nga askush.

“Po aq shqetësuese janë pretendimet për presion ndaj familjarit të pacientit pas ushtrimit të së drejtës për të shprehur publikisht shqetësimet e tij. Çdo pacient dhe familjar ka të drejtë të raportojë parregullsitë dhe të kërkojë llogaridhënie pa frikë nga presioni apo intimidimi”, kanë theksuar Shoqata për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës.

Kushtet në Klinikën e Pediatrisë ngjallën reagime të shumta në vend, pas raportimit të një nëne në rrjetin social Facebook, se në repart mungonin kushtet bazike, si çarçafët dhe mjetet e higjienës.

Për këtë rast, QKUK ka formuar një Komision për hetim administrativ, me ç’rast një punëtor i shërbimeve teknike është suspenduar përkohësisht, gjersa janë marrë masa ndaj katër infermierëve.

Tags: klinika pediatrikeQKUKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin

Bajrami publikon pamje nga zjarri në deponinë e Sferkës: Po shndërrohet në katastrofë ekologjike

Bajrami publikon pamje nga zjarri në deponinë e Sferkës: Po shndërrohet në katastrofë ekologjike

Kosova shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste

 Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

 Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Spanja po avancon pas pjesës së parë

Spanja po avancon pas pjesës së parë

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin

Bajrami publikon pamje nga zjarri në deponinë e Sferkës: Po shndërrohet në katastrofë ekologjike

Bajrami publikon pamje nga zjarri në deponinë e Sferkës: Po shndërrohet në katastrofë ekologjike

Kosova shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste

Kosova shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste

Rama nga Brukseli për projektin në Zvërnec: Procesi vijon, vendimi do të merret sipas standardeve europiane

Rama nga Brukseli për projektin në Zvërnec: Procesi vijon, vendimi do të merret sipas standardeve europiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën