Trajneri gjerman, Jurgen Klopp është gjithnjë e më pranë emërimit të tij si përzfjedhës i kombëtares gjermane me një kontratë deri në Botërorin 2030.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja gjermane ‘Die Welt’ sipas së cilës, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf dhe presidenti i Ligës, Hans-Joachim Ëatzke, në fundjavë do të udhëtojnë drejt Neë Yorkut për të zgjidhur edhe detajet e fundit të marrëveshjes me ish trajnerin e Liverpool.
Klopp do të nënshkruajë një kontratë 4 vjeçare që do t’i japë mundësinë që të drejtojë Die Mannschaft në Evropianin e 2028 dhe Botërorin 2030.
Trajneri do të përfitojë një pagë pak më të lartë se ajo e paraardhësit të tij, Julian Nagelsmann, që paguhej deri në 7 milionë euro në vit.
Por gjithsesi, për Klopp, aspekti financiuar nuk ishte vendimtar. Një prej çështjeve kryesore ka të bëjë me raportin me Red Bull, ku Klopp është në rolin e Drejtorit Global të Futbollit me një kontratë deri në 2029.
Sipas ‘Die Welt’, nuk është parashikuar asnjë dëmshpërblim për zgjidhjen e parakohshme të kontratës; në fakt trajneri do të vazhdojë bashkëpunimin me grupin si ambasador i markës që konsiderohet diçka më e vlefshme se një shpërblim i majmë me miliona euro.











