TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Misini transferohet te Bayer Leverkusen

by Teve1
4 muaj ago
1
A A
Misini transferohet te Bayer Leverkusen

Lumbardha Misini do ta vazhdojë karrierën në Gjermani, pasi është transferuar te Bayer 04 Leverkusen.

Klubi zviceran Servette FCCF ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me klubin gjerman për transferimin e futbollistes kosovare.

Sipas njoftimit të Servettes, ky është transferimi më i madh në historinë e klubit, duke u bërë shitja më e rëndësishme e realizuar ndonjëherë nga skuadra zvicerane.

Misini iu bashkua Servettes verën e kaluar nga klubi turk Trabzonspor dhe, gjatë një sezoni me fanellën “granate”, zhvilloi 25 paraqitje, duke lënë gjurmë me paraqitjet e saj dhe duke tërhequr vëmendjen e njërit prej klubeve më të mëdha të futbollit gjerman.

Transferimi te Bayer Leverkusen përfaqëson një hap të madh në karrierën e futbollistes kosovare, e cila tashmë do të ketë mundësinë t’i dëshmojë cilësitë e saj në Bundesligën gjermane, një nga kampionatet më të forta të futbollit të femrave në Evropë.

Në klubin e ri, Misini do ta bartë fanellën me numrin 34, të njëjtin numër që e mbante Granit Xhaka te Bayer Leverkuseni në sezonin historik, kur klubi e fitoi titullin e parë në Bundesliga.

Ky transferim është një sukses i rëndësishëm jo vetëm për Lumbardha Misinin, por edhe për futbollin e Kosovës, pasi konfirmon rritjen e vazhdueshme të futbollisteve kosovare në skenën ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Dellova lirohet nga grumbullimi

Dellova lirohet nga grumbullimi

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën