TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Armëmbajtje pa leje dhe shkelje e masës së sigurisë, arrestohen tre persona në Tiranë

by Tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Armëmbajtje pa leje dhe shkelje e masës së sigurisë, arrestohen tre persona në Tiranë

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shqipërisë pas dy operacioneve të zhvilluara për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të armëve me qëllim shitjen.

Gjatë aksioneve të koduara “Shenja” dhe “Kodra”, autoritetet sekuestruan tri armë zjarri dhe qindra fishekë, ndërsa procedimet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Operacioni i parë u zhvillua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4”.

Policia bëri të ditur se në kuadër të operacionit “Shenja”, në Rrugën e Dibrës u ndalua një automjet, ku u arrestuan personat me inicialet Sh. S., 31-vjeçar dhe Sh. Sh., 43-vjeçar.

Gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion, ndërsa nga verifikimet rezultoi se 43-vjeçari ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën dyshohet se e kishte shkelur.

“Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin “Kodra”, ku u arrestua shtetasi F. H., 69 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Kodër Kashar, policia gjeti një armë zjarri pistoletë me municion, si dhe një armë gjahu me 112 fishekë. Sipas autoriteteve, armët dyshohet se mbaheshin me qëllim shitjen”.

“Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar nëse personat e arrestuar janë të përfshirë në veprimtari të tjera kriminale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme”.

Tags: arrestimShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Serbia glorifikon Mladiqin

Serbia glorifikon Mladiqin

BE-ja e ashpërsoi qëndrimin ndaj Serbisë për varrimin e Mladiqin

BE-ja e ashpërsoi qëndrimin ndaj Serbisë për varrimin e Mladiqin

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën