TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Armëmbajtje pa leje dhe shkelje e masës së sigurisë, arrestohen tre persona në Tiranë

by Tëvë1
5 muaj ago
0
A A
Armëmbajtje pa leje dhe shkelje e masës së sigurisë, arrestohen tre persona në Tiranë

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shqipërisë pas dy operacioneve të zhvilluara për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të armëve me qëllim shitjen.

Gjatë aksioneve të koduara “Shenja” dhe “Kodra”, autoritetet sekuestruan tri armë zjarri dhe qindra fishekë, ndërsa procedimet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Operacioni i parë u zhvillua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4”.

Policia bëri të ditur se në kuadër të operacionit “Shenja”, në Rrugën e Dibrës u ndalua një automjet, ku u arrestuan personat me inicialet Sh. S., 31-vjeçar dhe Sh. Sh., 43-vjeçar.

Gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion, ndërsa nga verifikimet rezultoi se 43-vjeçari ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën dyshohet se e kishte shkelur.

“Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin “Kodra”, ku u arrestua shtetasi F. H., 69 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Kodër Kashar, policia gjeti një armë zjarri pistoletë me municion, si dhe një armë gjahu me 112 fishekë. Sipas autoriteteve, armët dyshohet se mbaheshin me qëllim shitjen”.

“Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar nëse personat e arrestuar janë të përfshirë në veprimtari të tjera kriminale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme”.

Tags: arrestimShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump pretendon se lideri i ri suprem i Iranit është i përfshirë në negociatat për t’i dhënë fund luftës

Trump thotë se rregullatori i tregut amerikan do të kërkojë përdorimin e termit “super inteligjencë” në vend të IA

Pezullohet polici që qëlloi me plumba gome deputetin e PD-së

Pezullohet polici që qëlloi me plumba gome deputetin e PD-së

Protesta e 29 nëntorit, përplasje mes policisë dhe protestuesve, deputeti demokrat përfundon në spital

Protesta e 29 nëntorit, përplasje mes policisë dhe protestuesve, deputeti demokrat përfundon në spital

Britania konfirmon sulmin kibernetik ndaj sistemeve shtetërore të pensioneve dhe ndihmave sociale

Britania konfirmon sulmin kibernetik ndaj sistemeve shtetërore të pensioneve dhe ndihmave sociale

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj, dyshohet se sulmoi të dashurën

Katër vjet nga aplikimi, Kosova pret përgjigje nga BE-ja

Katër vjet nga aplikimi, Kosova pret përgjigje nga BE-ja

Deficiti tregtar arrin 575 milionë euro

Deficiti tregtar arrin 575 milionë euro

Banorët e veriut “si besojnë” faturimit digjital

Banorët e veriut “si besojnë” faturimit digjital

Sa të përgatitur i gjeti bora vozitësit?

Sa të përgatitur i gjeti bora vozitësit?

Ligji i ri për automjete-kërkohet ulja e TVSH-së dhe largimi i doganës

Ligji i ri për automjete-kërkohet ulja e TVSH-së dhe largimi i doganës

Sindikata e Sektorit Privat kërkon pagë minimale 600 euro dhe rrotën e 13-të

Sindikata e Sektorit Privat kërkon pagë minimale 600 euro dhe rrotën e 13-të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën