Një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj rezulton i zhdukur që nga 5 korriku 2026.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesja më 7 korrik 2026 ka deklaruar se bashkëshorti i saj kishte dalë nga shtëpia më 5 korrik, rreth orës 17:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan, dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.
Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore kanë nisur hetimet.
“Rr. Nëna Terezë, Gjilan 05.07.2026-17:00. Ankuesja me 07.07.2026 ka raportuar se bashkëshorti i saj, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport./teve1.info/







