TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dokumentari që trazon narrativat serbe për luftërat e viteve ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Dokumentari që trazon narrativat serbe për luftërat e viteve ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën

Një dokumentar i ri sjell në qendër të vëmendjes deklarata të një sërë intelektualësh, politikanësh dhe analistësh nga Serbia, të cilët sfidojnë narrativat zyrtare mbi luftërat e viteve ’90, statusin e Kosovës, ngjarjet në Srebrenicë dhe konceptin e ashtuquajtur të “Botës Serbe”.

Në hyrje të dokumentarit theksohet se shpërbërja e ish-Jugosllavisë nuk ishte vetëm një proces politik, por edhe fillimi i luftërave, ideologjive dhe narrativave që vazhdojnë të ndikojnë edhe sot në politikë, media dhe kujtesën kolektive.

Autorët theksojnë se dokumentari nuk paraqet akuza, por deklarata të figurave publike nga vetë Serbia që, sipas tyre, rrëzojnë mite të ndërtuara ndër vite.

Një nga temat kryesore është vlerësimi i luftërave të viteve ’90. Në dokumentar argumentohet se Serbia nuk arriti objektivat politike në konfliktet në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë. Për këtë flasin edhe qytetarë serbë të intervistuar, të cilët pranojnë se vendi nuk fitoi asnjërën prej luftërave.

Në një debat televiziv, një qytetar përballet me liderin radikal serb, Vojislav Sheshel, duke i thënë se politika e “Serbisë së Madhe” përfundoi në dështim dhe se Serbia humbi luftërat ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve.

Dokumentari ndalet më pas te çështja e Kosovës. Shkrimtarja dhe dramaturgia serbe Biljana Srbljanoviq deklaron se Serbia e humbi luftën në Kosovë dhe se duhet ta pranojë realitetin.

“Këtu duhet një pushtet përgjegjës dhe një president përgjegjës që të dalë dhe të thotë të vërtetën. Kosova është shtet i pavarur dhe ajo me të cilën duhet të merremi është që qytetarët e atij shteti të kenë të drejta plotësisht të barabarta”, shprehet ajo në dokumentar.

Autorët theksojnë se, sipas tyre, debati nuk duhet të kufizohet më vetëm te interpretimet kushtetuese, por duhet të marrë parasysh edhe realitetin politik dhe institucional që ekziston në terren që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Një tjetër pjesë e dokumentarit trajton statusin e entitetit Republika Srpska dhe deklaratat e presidentit të saj, Milorad Dodik, për pavarësi.

Profesori i Universitetit të Beogradit, Ivan Videnoviq, deklaron se Republika Srpska ekziston vetëm brenda Bosnjë e Hercegovinës dhe vetëm në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit.

Sipas tij, një shtet i pavarur i Republika Srpska nuk mund të ekzistojë, duke argumentuar se entiteti është krijuar si rezultat i pastrimit etnik dhe gjenocidit.

Ai shton se çdo përpjekje për shkëputje nuk ka bazë në rendin aktual ndërkombëtar.

Dokumentari trajton gjerësisht edhe ngjarjet e korrikut 1995 në Srebrenica.

Në një debat televiziv, një i intervistuar këmbëngul se vendimet e gjykatave ndërkombëtare e kanë cilësuar atë që ndodhi në Srebrenicë si gjenocid dhe se ky është një fakt juridik.

Në një tjetër pjesë, politikani serb Nenad Çanak deklaron se gjenocidi nuk është kryer nga populli serb, por nga formacione të caktuara ushtarake.

Ai shton se, sipas bindjes së tij, në Srebrenicë kanë ekzistuar elemente të gjenocidit, duke theksuar se përgjegjësia nuk duhet të kolektivizohet mbi një popull të tërë.

Dokumentari rikthehet edhe te Memorandumi i Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve (SANU) i vitit 1986, duke argumentuar se ai ndikoi në krijimin e narrativës së rrezikimit të serbëve dhe u bë bazë për mobilizimin politik gjatë viteve ’90.

Në fund, autorët ngrenë pyetjen nëse mitet politike vazhdojnë të përdoren për të shmangur përballjen me të kaluarën, duke theksuar se shumë nga deklaratat e paraqitura nuk vijnë nga aktorë ndërkombëtarë, por nga vetë figura publike serbe.

Mes tyre është edhe profesori Ivan Videnoviq, i cili deklaron se nuk ekzistojnë “popuj gjenocidalë”, por se shtetet mund të zbatojnë politika gjenocidale dhe se përballja me të kaluarën është e domosdoshme për ndërtimin e një të ardhmeje ndryshe.

Dokumentari përmbyllet me mesazhin se e vërteta historike, pavarësisht sa e vështirë mund të jetë për t’u pranuar, nuk zhduket, por pret të thuhet./The GeoPost.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec

Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec

Argjentina bën mrekullinë, kualifikohet në çerekfinale

Argjentina bën mrekullinë, kualifikohet në çerekfinale

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve

Osmani kujton Betejën e Loxhës: Sakrifica e dëshmorëve mbetet e pavdekshme

Osmani kujton Betejën e Loxhës: Sakrifica e dëshmorëve mbetet e pavdekshme

Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec

Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec

38 ditë protestë në Tiranë

38 ditë protestë në Tiranë

Argjentina bën mrekullinë, kualifikohet në çerekfinale

Argjentina bën mrekullinë, kualifikohet në çerekfinale

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve

Osmani kujton Betejën e Loxhës: Sakrifica e dëshmorëve mbetet e pavdekshme

Osmani kujton Betejën e Loxhës: Sakrifica e dëshmorëve mbetet e pavdekshme

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

Dëmtohet një gyp në Podujevë, ndërpritet furnizimi me ujë deri nesër

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë – Arritshmëria mesatare 48.35%

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën