TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punimet në objektin ku humbi jetën 46-vjeçarja nuk kanë përfunduar që nga viti 2016- detaje

Një grua ka humbur jetën tragjikisht të dielën në Shtime, pasi ra rënë nga kati i tretë i një objekti. I gjithë rasti ndodhi kur mbrojtësit metalik në tarracë dolën nga vendi, ndërsa në objektin ku ndodhet banesa ende nuk kanë përfunduar punimet e nisura 10-vjet me parë.

by tëvë1
2 orë ago
3 0
A A

Po e pastronte këtë banesë në katin e tretë të këtij objekti të dielën.

Por, mbështetja në mbrojtësit metalik  dyshohet se i kushtoi me jetë një 46-vjeçareje në Shtime.

Kjo pasi gilinderët dolën nga vendi, ndërsa bashkë me ta nga lartësia ra edhe gruaja.

E të parët që arritën këtu, ishin fqinjët e saj.

“Dje ka ndodhur një rast i rëndë këtu në Shtime. Ne po ktheheshim nga familja në Petrovë. Unë isha duke vozitur dhe e ndala menjëherë makinën, ndërsa bashkëshortja ime e pa të shtrirë viktimën. Djali i saj ishte afër. Bashkëshortja u mundua t’i jepte ndihmën e parë aq sa kishte mundësi. Në ato momente arritën Policia dhe ambulanca”, tregon ngjarjen Mustafë Beqaj – banor.

E nga këtu, e lënduara u transportua me urgjencë në Qendrën Emergjente në Shtime.

Por, në mbrëmje u bë e ditur se 46- vjeçarja nuk i mbijetoi plagëve të marra nga rënia.

Ndërkohë, Mustafë Beqaj, i cili e lëshoi tokën për ndërtimin e këtij objekti, tha se punimet nuk u kryen nga viti 2016.

“Ky është një objekt i pabanuar prej rreth 10 vitesh. Ndërtimi ka filluar në vitin 2016, por kurrë nuk është përfunduar dhe vazhdon të mbetet i papërfunduar. Aty strehohen persona që nuk kanë ku të qëndrojnë, por objekti është në gjendje shumë të rëndë. Ne, si familje, jemi të tronditur nga kjo ngjarje, e posaçërisht unë personalisht”, shprehet ai.

E nga Policia e Kosovës, përmes një përgjigje thonë se dyshohet se viktima kishte rënë aksidentalisht.

Por, nuk treguan nëse për rastin, ka persona të ndaluar.

“Menjëherë në vendngjarje ka dalë patrulla policore, e cila ka hasur në personin e lënduar, një 46-vjeçare. Më pas ka arritur edhe ekipi i emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar të lënduarën në QKMF-Shtime për trajtim mjekësor. Rreth orës 19:20 është pranuar informata se e lënduara ka ndërruar jetë. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë dalë në vendngjarje. Nga hetimet e para dyshohet se viktima kishte rënë aksidentalisht me gjithë shtyllat metalike (gilinderë)”, thuhet nga Policia në Ferizaj.

Tëvë1 të hënën ka qëndruar edhe brenda objektit nga i cili ra 46-vjeçarja.

Në të shihet se pavarësisht rrezikut dhe mos përfundimit të punimeve, vazhdojnë të jetojnë disa familje.

Ndërsa për këtë çështje, pavarësisht insistimit të televizionit, të hënën nuk kanë pranuar të japin një përgjigje nga Komuna e Shtimës.

.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Spanja eliminon Portugalinë

Spanja eliminon Portugalinë

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

Microsoft shkurton 3 përqind të fuqisë punëtore

Microsoft pritet të shkurtojë mijëra vende pune!

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën