TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Isufaj: Operacioni i 30 qershorit, mesazh i qartë për zbatimin e ligjit

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
Isufaj: Operacioni i 30 qershorit, mesazh i qartë për zbatimin e ligjit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka thënë se operacioni i 30 qershorit i zhvilluar me përfaqësues të autoriteteve të Spanjës, Francës, Italisë, Gjermanisë, Shqipërisë Britanisë së Madhe dhe EUROPOL-it ka qenë një mesazh i qartë i zbatimit të ligjit.

Isuaj në një konferencë për media ka thënë se autoritet ndërkombëtare janë ndarë të kënaqur me punën e Prokurorisë Speciale dhe se bashkëpunimi në luftën ndaj krimit të organizuar do të vazhdojë.

“Ky veprim i koordinuar dëshmon se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet një nga mekanizmat më efektivë për identifikimin, hetimin dhe ndërprerjen e atyre rrjeteve kriminale që dëmtojnë sundimin e ligjit dhe sigurinë publike. Në kuadër të këtij bashkëpunimi kemi zhvilluar edhe një takim të rëndësishëm po më 30 qershor, me përfaqësues të autoriteve të Spanjës, Francës, Italisë, Gjermanisë, Shqipërisë Britanisë së Madhe dhe EUROPOL-it. Ata janë ndarë të kënaqur me punën e Prokurorisë Speciale, dhe jemi pajtuar që të vazhdojmë punën e përbashkët në luftën ndaj krimit të organizuar. Operacioni i realizuar më 30 qershor dërgon një mesazh të qartë: Prokuroria Speciale do të veprojë me vendosmëri, në një mënyrë të koordinuar dhe të qëndrueshme me autoritetet e tjera të zbatimit të ligjit. Çdo goditje ndaj grupeve kriminale është një investim në sigurinë e qytetarëve, në ekonominë e ligjshme dhe në besimin ndaj institucioneve të drejtësisë”, tha Isufaj.

Ai në konferncën ku prezantoi aktivitetet dhe rezultatet e Prokurorisë Speciale gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, me theks të veçantë në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, spiunazhit dhe krimeve të luftës, rikujtoi gjithashtu operacionet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe, përfshirë operacionin “Ëhite Star”, operacionin “Mega” dhe pjesëmarrjen e Prokurorisë Speciale në operacionin ndërkombëtar “Sëitch Off”, të cilat rezultuan me arrestime, sekuestrime të substancave narkotike dhe hetime për financim të terrorizmit, pastrim parash dhe krim të organizuar.

Sa i përket rezultateve në procedurat penale, ai njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë shënuar aktgjykime fajësuese në disa raste të rëndësishme të spiunazhit, në rastin “Banjska”, në rastin e njohur si “400 kg kokainë”, si dhe në disa raste të krimeve të luftës. Paralelisht, Prokuroria Speciale ka zhvilluar operacione të rëndësishme në hetimin e krimeve të luftës, ndërsa disa aktakuza të tjera pritet të finalizohen deri në fund të vitit.

Kryeprokurori bëri të ditur se një numër i konsiderueshëm i të dyshuarve për vepra të rënda penale vazhdojnë të jenë në paraburgim, ndërsa hetimet intensive po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për të siguruar prova dhe për të ndërtuar raste të qëndrueshme për gjykatë.

Operacioni i Policisë së Kosovës, Italisë, Francës dhe Europol – çiftit kosovar me banim në Itali i sekuestrohen asete në vlerë 1 milion euro

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Edhe nëse kërkohet votëbesim, Abdixhiku do të mbetet kryetar i LDK-së

Spahiu: Edhe nëse kërkohet votëbesim, Abdixhiku do të mbetet kryetar i LDK-së

Katër persona të lënduar në një aksident në Parallovë të Artanës

Katër persona të lënduar në një aksident në Parallovë të Artanës

Inspektohen punimet në urën e Ibrit, Ministria: Projekti po ecën sipas planit

Inspektohen punimet në urën e Ibrit, Ministria: Projekti po ecën sipas planit

Arrestohen dy persona në Podujevë, kapen në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në plantacion

Arrestohen dy persona në Podujevë, kapen në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në plantacion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën