TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sonte nis edicioni i katërt i “Rock & Blues Music Festival” në Prizren

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Sonte nis edicioni i katërt i “Rock & Blues Music Festival” në Prizren

Prizreni do të mirëpresë nga sonte adhuruesit e muzikës rock dhe blues, me nisjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Music Festival”, i cili do të mbahet nga 3 deri më 5 korrik përballë Palestrës Sportive “Sezai Surroi”.

Festivali do të sjellë përgjatë tri netëve 15 bende dhe artistë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët do të performojnë në dy skena, “Main Stage” dhe “Sunset Stage”. Programi i çdo mbrëmjeje nis në ora 18:30, ndërsa hyrja është falas për të gjithë vizitorët.

Në natën e parë do të performojnë 3 Musketjerët, Attitude GNR Band dhe TNT në skenën kryesore, ndërsa në “Sunset Stage” do të ngjiten Rool dhe Zwada Band.

Më 4 korrik, publiku do të ketë mundësi të shijojë performancat e Kolpa, Led Zeppelin 2 dhe BB Pool në “Main Stage”, si dhe Hawolf dhe Dolduzgin Band në “Sunset Stage”.

Kjo natë përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Edicioni i sivjetmë do të përmbyllet më 5 korrik me performancat e Dire Straits Legacy, Telex dhe Beska & All Stars Band në skenën kryesore, ndërsa Urban Band & Flavia Zare dhe Dhjetori do të performojnë në “Sunset Stage”.

Sipas organizatorëve, festivali synon të promovojë muzikën rock dhe blues, të mbështesë artistët dhe të krijojë një hapësirë të përbashkët për adhuruesit e këtyre zhanreve muzikore.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët dhe vizitorët që t’i bashkohen festivalit treditor, i cili edhe këtë vit premton atmosferë unike dhe performanca të nivelit të lartë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bibliotekat kombëtare të Kosovës dhe Hungarisë nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Bibliotekat kombëtare të Kosovës dhe Hungarisë nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Ekspozita spektakolare e piktorit Van Gogh, tash pjesë edhe e Prishtinës

Ekspozita spektakolare e piktorit Van Gogh, tash pjesë edhe e Prishtinës

Studimi tregon se tekstet e këngëve janë bërë më pak emocionale

Studimi tregon se tekstet e këngëve janë bërë më pak emocionale

Presidentja Shiroka Pula vlerëson kontributin shkencor të Hivzi Islamit në 80-vjetorin e lindjes

Presidentja Shiroka Pula vlerëson kontributin shkencor të Hivzi Islamit në 80-vjetorin e lindjes

Siria i quan sulmet vdekjeprurëse të Jordanisë shkelje “të papranueshme” të hapësirës ajrore

Siria i quan sulmet vdekjeprurëse të Jordanisë shkelje “të papranueshme” të hapësirës ajrore

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Bozhoviq paralajmëron: Vuçiqi u rrëzua, por strukturat e tij në Kosovë dhe rajon mbeten aktive

U vazhdohet edhe për 48 orë masa e ndalimit të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës

Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt dërgohet në strehimore pas vrasjes së nënës

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova në stol edhe ndaj Genoas

Haxhiu pritet në Shkup,riafirmohet bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve

Haxhiu pritet në Shkup,riafirmohet bashkëpunimi ndërmjet dy parlamenteve

Ronaldo me shifër prej 975 golave në karrierë

Ronaldo drejt kthimit te Portugalia

Peci thotë se kanë pushuar hetimet ndaj tij për grantet: Zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal

Peci thotë se kanë pushuar hetimet ndaj tij për grantet: Zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën