TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xhaka krenar me 150 paraqitjet dhe kualifikimin e Zvicrës

by teve1.info
54 minuta ago
0
A A
Rodriguez i del në mbrojtje Xhakës

Granit Xhaka vazhdon të shkruajë histori me Zvicrën. Ai të premten e luajti ndeshjen e 150-të me helvetikët. Është i pari lojtar në histori të Zvicrës që ka arritur këtë shifër të mahnitshme të ndeshjeve ndërkombëtare.

Xhaka e udhëhoqi si kapiten Zvicrën në fitoren 2:0 ndaj Algjerisë në 1/16 e finales së Botërorit. Zvicra ka kaluar fazën e parë nokaut, ku ishte ndalur disa herë rresht.

Pas ndeshjes, Xhaka ka folur gjatë për mediat zvicerane. Fillimisht është pyetur për ndeshjen e 150-të dhe kualifikimin.

“Është privilegj ta vesh këtë fanellë për herë të 150-të. Ky vend, ku jam i lindur dhe i rritur, i ka dhënë familjes sime aq shumë. Shpresoj se kjo nuk do të jetë ndeshja ime e fundit”, ka thënë mesfushori 33-vjeçar.

Ai ka thënë se ka dashur që dita të jetë sa më e veçantë dhe ekipi e ka bërë pikërisht këtë.

Zvicra në fakt ka fituar ndeshje të fazës nokaut në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1938.

“Të them të drejtën as që e kam ditur këtë. Nuk jam tifoz i statistikave. Ndeshjet i marrim një pas një. E dimë potencialin që kemi dhe po ashtu se ku duhet të përmirësohemi. Duhet të jemi gati pas pesë ditësh”, ka thënë Xhaka.

Ai ka theksuar se pjesa e parë e ndeshjes ndaj Algjerisë ishte e mirë, ndërsa e dytë shumë e mirë.

“Por në fazën nokaut nuk ka rëndësi se si luan. Ka të bëjë me avancimin. Dhe ia dolëm të bëjmë këtë sot. Jemi shumë të lumtur për këtë”, ka theksuar Granit Xhaka.

Ai është i kënaqur me punën e ekipit në mbrojtje dhe faktin që nuk pësuan gol. Xhaka e ka vlerësuar edhe Johan Manzambin, që po bëhet yll i ri i Zvicrës.

Në Zvicër, tifozët u mblodhën për të parë ndeshjen në vende publike në orët e hershme të së premtes.

Ka entuziazëm lidhur me Botërorin.

Xhaka ka thënë se kanë dashur të shpërblejnë shikuesit.

“Jemi falënderues për këtë përkrahje dhe kjo atmosferë po ndihet në ekip. E kemi diskutuar tashmë. Duam të bëjmë çdo gjë për të mbajtur shikuesit të lumtur”.

Zvicra për herë të tretë do të luajë në Vancouver të Kanadasë. Lideri i helvetikëve, Xhaka, është pyetur nëse ky është avantazh.

“Nuk e di nëse është avantazh. Ajo që mund të bëjmë është të fokusohemi në paraqitjen tonë. Por na pëlqen këtu. Hoteli është i mahnitshëm. Edhe atmosfera në stadium ishte shumë e mirë”, ka thënë ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nagelsmann flet për të ardhmen e tij

Nagelsmann shkarkohet nga Gjermania, Klopp në vend të tij

Formacionet zyrtare: Spanjë – Austri

Yamal paralajmëron Portugalinë

Cila teknologji shpëtoi Portugalinë ndaj Kroacisë

Cila teknologji shpëtoi Portugalinë ndaj Kroacisë

Cristiano flet për penalltinë dhe Modriqin

Cristiano flet për penalltinë dhe Modriqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën