TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dogana zbulon mbi 23 mijë euro të padeklaruara në Merdarë

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Dogana zbulon mbi 23 mijë euro të padeklaruara në Merdarë

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka zbuluar 23 mijë e 500 euro mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Merdarë.

Sipas njoftimit të Doganës, automjeti ishte përzgjedhur për kontroll në bazë të analizës së riskut.

Pas intervistimit fillestar, automjeti u dërgua për kontroll të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të përbashkët, zyrtarët gjetën 10 mijë euro në çantën personale të udhëtarit, ndërsa 13 mijë e 500 euro të tjera ishin fshehur në zarfe brenda një ndarjeje të automjetit.

Në total, u evidentuan 23 mijë e 500 euro të padeklaruara.

Personi posedonte dokumente që dëshmonin prejardhjen e mjeteve, përfshirë një kontratë noteriale për shitblerjen e një prone, të datës 29 qershor 2025, si dhe një dëshmi të tërheqjes bankare të datës 1 korrik 2026.

Rasti iu referua Hetimeve Doganore për procedura të mëtejshme.

Meqenëse burimi i mjeteve ishte dokumentuar si i ligjshëm, autoritetet vendosën ndalimin e 25 për qind të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër iu kthye poseduesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se çdo person që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës me 10 mijë 000 euro ose më shumë, apo kundërvlerën e tyre në valuta të tjera ose instrumente të negociueshme, është i obliguar t’i deklarojë ato pranë autoriteteve doganore.

“Mosdeklarimi ose deklarimi i pasaktë përbën kundërvajtje dhe sjell pasoja ligjore, përfshirë ndalimin e përkohshëm ose konfiskimin e një pjese të mjeteve monetare, sipas legjislacionit në fuqi.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe forcimin e kontrolleve në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme, mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar dhe luftimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe formave të tjera të kriminalitetit financiar”, theksohet në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Të “pakapshmit” e shtetit

Ndërhyrja e shpejtë e policisë parandalon një rast të rëndë në Ferizaj

Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

Kosova me tre sportistë në LO për të rinj

Zbulohen afro 2000 fishekzjarre në Tiranë, arrestohet një 51-vjeçar

Zbulohen afro 2000 fishekzjarre në Tiranë, arrestohet një 51-vjeçar

Izraelitët votojnë në zgjedhjet parlamentare, të parat që nga nisja e luftës në Gaza

Izraelitët votojnë në zgjedhjet parlamentare, të parat që nga nisja e luftës në Gaza

Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën