TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

by tëvë1
35 minuta ago
0
A A
Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Në gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e radhës ndaj të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

Në këtë seancë po dëshmon dëshmitari i radhës, identiteti i të cilët nga Prokuroria është kërkuar të mos publikohet, raporton Tëvë1.

Dëshmitari ka treguar se çfarë i kishte thënë i akuzuari për spiunazh, Muharrem Qerimi

“Ah bre shoku unë po të jap informacione ty, e ti kurgjo. Këtu ia kom bo me dije qe ti nuk je me pjese e Policisë, dhe tashme komunikimi është njëdrejtimësh, ka ndryshua mënyra e komunikimit se nuk je pjesë e policisë”, ka thënë ai.

I pyetur nga Prokurori nëse i akuzuari i kishte treguar që ka komunikuar me BIA-n serbe, dëshmitari tha se jo, dhe se për emrin e tij ka dëgjuar në media.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër- atë të Reçakut.

Përmes këtyre veprimeve, PSRK thotë se synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, të krijohej një narrativë e pavërtetë që ta ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK-së me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për kinse trafikim organesh dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës.

Aktakuza ngarkon Shabanin e Qerimin për spiunazh. Kurse, Qerimi akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës Bedri Shabani akuzohet se nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë eprorët e saj, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike të tilla si Spitali Ushtarak i UÇK-së në fshatin Mollopolc të Shtimes dhe masakrën e Reçakut.

Aktakuza thotë se Shabani të dhënat dhe informacionet në fjalë, ua kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Sërgjan Rosiç, përgjegjës për Regjionin e Pançevës, si dhe kolonel Bogoljub Janiçeviç, ish-komandant i Policisë së Serbisë për Regjionin e Ferizajt, gjatës kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në masakrën e Reçakut përmes komunikimeve telefonike, postës elektronike dhe takimeve fizike të zhvilluara në territorin e Serbisë.

Andaj, thuhet se me këto veprime i akuzuari ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, duke e ndihmuar po ashtu BIA-n në krijimin e një narrative të pavërtetë me qëllim që të ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK -së të Mollopolcit të Shtimes me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në Burrel të Shqipërisë, kinse janë bërë trafikime organesh, si dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës së Reçakut, duke kërkuar nga zyrtari i BIA-s dhe Bogoljub Janiçeviç që të ndërmarrin veprime operacionale të cilat do të shkaktonin një konflikt të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës.

Prandaj për këto veprime, Bedri Shabani ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 të Kodit Penal.

Kurse, në pikën e dytë të aktakuzës, Muharrem Qerimi akuzohet se nga viti 2012 e në vazhdimësi deri në arrestimin e tij më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën dhe pjestarët e UÇK-së, emrat dhe eprorëve të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së, pastaj emrat e dëshmitarëve tashmë të njohur të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në lidhje me veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionin, e të cilat informacione ia ka transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Sërgjan Rosiç përgjegjës për Regjionin e Pançevës përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike që ka zhvilluar në territorin e Republikës së Serbisë.

Me këto veprime, i akuzuari Qerimi thuhet se ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Prandaj për këto veprime, Qerimi ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 të Kodit Penal.

Ndërkaq, në pikën e tretë të aktakuzës thuhet se më 5 qershor 2024 të pandehurit Qerimi gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjykatës për urdhër kontroll, i është gjetur në posedim pa autorizim një revole e tipit “Ekol Tuna”, një karikator, gjashtë fishekë, njëzet fishekë të tjerë me mbishkrimin 11/53, si dhe katër karikator të tjerë me shenjën e gjysmëhënës dhe një rrumbullak të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime, Qerimi ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorzuar të armëve” nga nenin 366, paragrafi 1 të Kodit Penal.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Del para gjykatës Jeton Syla, ish- bashkëshorti i  Arlinda Zekaj- pritet caktimi i paraburgimit

Del para gjykatës Jeton Syla, ish- bashkëshorti i Arlinda Zekaj- pritet caktimi i paraburgimit

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Të “pakapshmit” e shtetit

Ndërhyrja e shpejtë e policisë parandalon një rast të rëndë në Ferizaj

Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

Presidentët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë një telefonatë të përbashkët me Putinin

Presidentët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë një telefonatë të përbashkët me Putinin

Del para gjykatës Jeton Syla, ish- bashkëshorti i  Arlinda Zekaj- pritet caktimi i paraburgimit

Del para gjykatës Jeton Syla, ish- bashkëshorti i Arlinda Zekaj- pritet caktimi i paraburgimit

Carrick mbetet trajner i Unitedit

Carrick mbetet trajner i Unitedit

Holanda tërhiqet nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Shaqiri i zhgënjyer me sezonin, mbetet te Baseli

Baselit i propozohet rinovimi i kontratës me Shaqirin

Policia parandalon një atentat me thikë ndaj liderit të opozitës izraelite, Yair Golan

Policia parandalon një atentat me thikë ndaj liderit të opozitës izraelite, Yair Golan

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën