TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu në 20-vjetorin e IPK-së: Llogaridhënia dhe transparenca e forcojnë besimin në Policinë e Kosovës

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Haxhiu në 20-vjetorin e IPK-së: Llogaridhënia dhe transparenca e forcojnë besimin në Policinë e Kosovës

U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) me rastin e 20-vjetorit të themelimit, duke vlerësuar rolin e këtij institucioni në garantimin e llogaridhënies dhe forcimin e besimit të qytetarëve në Policinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se IPK ka kryer një mision thelbësor për funksionimin e një shteti demokratik.

“Për 20 vjet, Inspektorati Policor i Kosovës ka kryer një mision që rrallë është në qendër të vëmendjes, por që është thelbësor për një shtet demokratik: të kujdeset që ata të cilët e mbrojnë qytetarin të mbeten vetë brenda ligjit”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo theksoi se puna e Inspektoratit gjatë dy dekadave ka dëshmuar se transparenca dhe llogaridhënia nuk e dobësojnë Policinë e Kosovës, por e bëjnë atë më të besueshme në sytë e qytetarëve.

“Përgjatë këtyre dy dekadave, Inspektorati ka dëshmuar se llogaridhënia dhe transparenca nuk e dobësojnë Policinë e Kosovës, por e forcojnë besimin e qytetarëve në të”, ka deklaruar ajo.

Sipas Haxhiut, rritja e numrit të qytetarëve që i drejtohen IPK-së është tregues i besimit që ky institucion ka fituar ndër vite.

“Rritja e numrit të qytetarëve që i drejtohen Inspektoratit është dëshmi se ky institucion po shihet gjithnjë e më shumë si një adresë e besueshme për drejtësi, ku çdo ankesë trajtohet me profesionalizëm”, ka theksuar ajo.

Në përfundim, Haxhiu u shprehu mirënjohje të gjithë atyre që kanë kontribuar në ndërtimin dhe forcimin e IPK-së, duke bërë thirrje që edhe në të ardhmen institucioni të mbetet i përkushtuar ndaj pavarësisë, integritetit dhe profesionalizmit.

“Njëzet vitet e ardhshme le të jenë vazhdim i të njëjtit përkushtim për pavarësi, integritet dhe profesionalizëm, sepse një shtet bëhet i fortë vetëm atëherë kur ka guximin të jetë i drejtë me vetveten”, ka shkruar Haxhiu.

Tags: Albulena HaxhiuIPKTeve1u.d presidente
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bordi i KRM “Pastrimi” reagon ndaj Komunës së Prishtinës për borxhin prej 2.2 milionë eurove

Vonesa në grumbullimin e mbeturinave në disa lagje, “Pastrimi” kërkon ndjesë dhe arsyetohet

Shabani: Tre të plagosurit në Podujevë të përfshirë në incident, njëri kalimtar i rastit

Shabani: Tre të plagosurit në Podujevë të përfshirë në incident, njëri kalimtar i rastit

Lirohet një pronë e uzurpuar e MBPZhR-së në Stankaj të Rugovës

Lirohet një pronë e uzurpuar e MBPZhR-së në Stankaj të Rugovës

Ballkani Perëndimor në pritje të vendimit të KE për fondet e reformave

18 të arrestuar dhe 9 policë të lënduar nga protesta në Tiranë

Plagosja në Podujevë, Prokurori: Rasti dyshohet se ndodhi mes familjarëve

Plagosja në Podujevë, Prokurori: Rasti dyshohet se ndodhi mes familjarëve

Kievi shpall ditë zie pas sulmit masiv rus që la të paktën 20 të vrarë

Kievi shpall ditë zie pas sulmit masiv rus që la të paktën 20 të vrarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën