TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si u zhvillua aksioni i Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it për arrestimin e tre personave për mashtrim me Call Center?

Policia e Kosovës sot së bashku me policinë gjermane dhe evropiane realizuan aksion në tri qytete të Kosovës. Aty u arrestuan tre persona të cilët dyshohet që përmes “Call Center” mashtronin shtetas gjermanë duke përfituar nga shërbime fictive të tregtimit me kriptovaluta.

by Lindrit Zejnullahu
51 minuta ago
0 0
A A

Mëngjesin e së martës, u vunë në aksion. 

E cak i hetuesve policor, ishin pesë lokacione të  në tri qytete të vendit.

Krejt kjo kundër mashtrimeve përmes platformave të investimeve të njohura si “Call Centre”
Por, policët vendor, nuk ishin të vetëm në këtë aksion ndërkombëtar.

Në Kosovë, të martën zbarkuan edhe hetues gjerman dhe hetues të tjerë nga EUROPOL.

Si pasojë e kësaj, nën pranga ranë tre persona të cilët u ndaluan për 48 orë.

“Sipas dyshimeve të deritanishme, personat e përfshirë, duke u paraqitur si agjentë apo ndërmjetës financiarë, dyshohet se kanë mashtruar qytetarë, kryesisht gjermanishtfolës, duke i nxitur të transferonin mjete financiare për investime të pretenduara në instrumente financiare dhe kriptovaluta. Fitimet e paraqitura në platformat përkatëse dyshohet se ishin fiktive, ndërsa mjetet e transferuara nuk investoheshin sipas premtimeve të dhëna”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në këtë aksion, u sekuestruan përkohesisht disa vetura, telefonë dhe kompjuterë që mund të sherbëjnë si prova.

E detaje për aksionin e së martës, dhanë edhe nga Europol.

Këta të fundit njoftuan se rrjeti i dyshuar kriminal, vepronte edhe në shtetet e tjera.

Ndërsa i pasojë e gjithë kësaj, vlera e dëmit vlerësohet të jetë mbi 4 milionë euro.

“Autoritetet kontrolluan 17 vendndodhje dhe sekuestruan serverë, prova të tjera dhe asete. Shtatë të dyshuar u arrestuan me qëllim ekstradimin e tyre drejt Gjermanisë. Ky aksion vjen pas katër vitesh hetimesh dhe ndërhyrjesh të mëparshme në vitet 2022 dhe 2025. Provat e mbledhura gjatë atyre operacioneve çuan te kompania që dyshohet se operonte sipas modelit “krimi si shërbim” (crime-as-a-service) nga Qiproja dhe Izraeli. Hetuesit identifikuan gjithashtu klientë të dyshuar që menaxhonin qendra thirrjesh mashtruese në Shqipëri, Kosovë* dhe Maqedoninë e Veriut”, ka njoftuar tutje Policia.

Por, si funksiononte e gjithë skema e dyshuar kriminale përmes “Call Center”?

“Viktimat fillimisht u inkurajuan të transferonin një shumë të vogël. Llogaritë e tyre online më pas shfaqën fitime fiktive, duke e bërë platformën të dukej e besueshme dhe investimin të suksesshëm. Ndërmjetësit e supozuar përdorën këto fitime të dukshme për të shtyrë viktimat të transferonin shuma gjithnjë e më të mëdha. Kur viktimave iu kërkua të tërhiqnin paratë e tyre, operatorët përdorën taktika vonese për të bllokuar pagesat. Përfundimisht, kontakti pushoi, duke i lënë viktimat të paaftë të rikuperonin fondet e tyre”, thuhet tutje ne njoftim.

Ndryshe, e gjithë zanafilla e këtij hetimi nisi nga ankesa e një çifti gjerman, që kishin raportuar se nuk mund t’i tërhiqnin paratë e investuara përmes një platforme online.

Ndërsa arrestime të ngjashme nën dyshimin për mashtrim përmes Call Center në Kosovë kishte pasur edhe para disa ditësh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas 27 vjetësh identifikohet Dr. Adem Ademi, njëri nga tre intelektualët e zhdukur gjatë luftës

Pas 27 vjetësh identifikohet Dr. Adem Ademi, njëri nga tre intelektualët e zhdukur gjatë luftës

Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, në fokus anëtarësimi i Kosovës në SEPA dhe reformat financiare

Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, në fokus anëtarësimi i Kosovës në SEPA dhe reformat financiare

LVV dorëzon në Speciale dy kontratat e ndriçimit publik në Prishtinë: Dyshime për rritje shumëfish të çmimeve

LVV dorëzon në Speciale dy kontratat e ndriçimit publik në Prishtinë: Dyshime për rritje shumëfish të çmimeve

Veton Elshani lë veriu – Ndryshime masive në polici,  zëvendësohen një sërë drejtorësh

Veton Elshani lë veriu – Ndryshime masive në polici, zëvendësohen një sërë drejtorësh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën