TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sfidat e sistemit përmbarimor: mungesë kuadri dhe pengesa në ekzekutimin e vendimeve

by teve1
2 orë ago
0
A A
Sfidat e sistemit përmbarimor: mungesë kuadri dhe pengesa në ekzekutimin e vendimeve

Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës ka shënuar 1 Korrikun, Ditën e Përmbarimit, me një konferencë për media, ku u prezantuan sfidat e sistemit përmbarimor dhe statistikat e punës së këtij institucioni.

Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privatë të Republikës së Kosovës, Mehdi Reshani, tha se ndryshimet në Ligjin për Procedurën Përmbarimore dhe në udhëzimin administrativ për tarifat e përmbaruesve kanë vështirësuar funksionimin e zyrave përmbarimore, duke ndikuar si në punën e përmbaruesve, ashtu edhe në realizimin e të drejtave të qytetarëve dhe institucioneve.

“Heqja e aktit administrativ nga Ligji i Procedurës Përmbarimore ka goditur edhe qytetarët, edhe institucionet dhe ka shkaktuar një lloj anarkie, sepse ato lëndë kanë mbetur pa mundësi ekzekutimi. Palëve u njihen të drejtat me akte administrative, por nuk mund t’i realizojnë. Edhe institucionet që nxjerrin vetë akte administrative nuk mund t’i zbatojnë ato kur qytetarët nuk i përmbushin obligimet në mënyrë vullnetare. Që nga fillimi i vitit 2025 i kemi dërguar komentet tona, së bashku me Këshillin Gjyqësor, duke kërkuar që kjo dispozitë të ndryshohet dhe aktet administrative të rikthehen si dokumente përmbarimore. Një e drejtë që nuk mund të realizohet mbetet vetëm formale. Nëse pala nuk e realizon të drejtën e vet, ajo nuk ka vlerë”, u shpreh Reshani.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Odës, Mervan Zejnullahu, bëri të ditur se aktualisht në vend ushtrojnë veprimtarinë 44 përmbarues privatë, ndonëse sipas ligjit numri i tyre duhet të jetë 78. Vetëm dy janë gra, ndërsa asnjë përmbarues nuk vjen nga komunitetet joshumicë, pavarësisht se Ministria e Drejtësisë ka hapur vazhdimisht konkurse për plotësimin e vendeve.

“Kemi 44 përmbarues aktivë tash në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Numri i përgjithshëm sipas ligjit duhet të jetë 78, domethënë i kemi edhe 34 vende të paplotësuara. Dy përmbarues janë femra, ndërsa nga komunitetet nuk kemi asnjë përmbarues deri tash, s’ka pasur interesim. Përkundër faktit që ka pasur konkurse të hapura vazhdimisht nga Ministria e Drejtësisë, por interesimi ka qenë i vogël nga ky rast. Për ndryshe Oda është edhe anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve Gjyqësorë me të drejta të plota prej vitit 2021, ndërsa si anëtare vëzhguese ka qenë nga viti 2015.”, u shpreh Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, dedikon medalje për Daniel Serwer dhe Mario Marquez

Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, dedikon medalje për Daniel Serwer dhe Mario Marquez

Profesori i ekonomisë: Rritja e pagës minimale mund të shtojë punësimin ilegal

Profesori i ekonomisë: Rritja e pagës minimale mund të shtojë punësimin ilegal

Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

Specialja shtyn sërish datën e shpalljes së vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Osmani: Kosova dhe SHBA-ja, partneritet i pathyeshëm

Osmani: Kosova dhe SHBA-ja, partneritet i pathyeshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën