TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtrenjtimi i biletave, VV: LDK e PDK po ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta

by Teve1
2 muaj ago
2
A A
Shtrenjtimi i biletave, VV: LDK e PDK po ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me shtrenjtimin e biletave të trafikut urban në Prishtinë.

Sipas degës së VV-së në Prishtinë vendimi për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban është dëshmi se qeverisja e PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë ka zgjedhur t’ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta.

“Pas pesë vitesh qeverisje, bilanci është i qartë: asnjë autobus i ri për Trafikun Urban, asnjë përmirësim i kushteve për udhëtarët, asnjë rritje e cilësisë së shërbimeve. Në vend të investimeve dhe reformave, qytetarëve u servohet vetëm një biletë më e shtrenjtë. PDK dhe LDK kërkuan besimin e qytetarëve duke premtuar zgjidhje për trafikun dhe transportin publik. Uran Ismaili, partneri kujdestar i Përparim Ramës, premtonte transport publik falas. Sot, me PDK-në në pushtet, qytetarët nuk marrin transport falas, por një biletë dy herë më të shtrenjtë. Kjo tregon se për PDK-në dhe LDK-në, premtimet zgjasin vetëm deri në ditën e zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve, qytetarët përballen me tarifa më të larta, ndërsa Kryeqyteti vazhdon të ketë të njëjtat probleme: mungesë autobusësh, shërbim të pamjaftueshëm, pritje të gjata dhe mungesë vizioni për zhvillimin e transportit publik”, shkruhet në reagimin Lëvizjes Vetëvendosje të mërkurën.

Tutje në reagim shkruhet se ky vendim është marrë pa asnjë analizë të qartë, pa asnjë logjikë ekonomike dhe pa asnjë vizion zhvillimor.

“Prandaj, ne e kundërshtojmë këtë vendim dhe kërkojmë nga ekzekutivi i Kryeqytetit ta tërheqë menjëherë”.

“Prishtina nuk ka nevojë për bileta më të shtrenjta. Ka nevojë për më shumë autobusë, transport publik më efikas, shërbime më cilësore dhe një vizion të qartë për mobilitetin urban. Mbi të gjitha, ka nevojë për një qeverisje që i mban premtimet që u jep qytetarëve”, përfundon reagimi i VV-së.

Komuna e Prishtinë ka vendosur t’i shtrenjtojë biletat e transportit publik, vendim ky i cili do të hyjë në fuqi nga dita e sotme.

Çmimi i biletës njëdrejtimëshe nga 50 sa ka qenë, tash do të jetë 80 centë.

Por, qytetarët mund të paguajnë më pak, vetëm 60 centë, nëse bileta paguhet përmes sistemit digjital.

Nga sot çmime më të larta të biletave në transportin publik në kryeqytet

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Reagon Zemaj: Sot e përgjithmonë LDK, rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës

Nga misteri i fushatës te Malet e Sharrit: Trepika, uji më i ri në treg që bashkon shqiptarët e rajonit

Nga misteri i fushatës te Malet e Sharrit: Trepika, uji më i ri në treg që bashkon shqiptarët e rajonit

AGK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të kameramanit Laurent Krasniqi

AGK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të kameramanit Laurent Krasniqi

Sekuestrohen mbi 10 kilogramë marihuanë në Pejë, arrestohet një person

Sekuestrohen mbi 10 kilogramë marihuanë në Pejë, arrestohet një person

Si ta përdorni lëkurën e mollës për kujdesin e fytyrës?

Si ta përdorni lëkurën e mollës për kujdesin e fytyrës?

Meriton Korenica largohet nga Cluj, kërkohet në Rumani e SHBA

Korenica largohet nga Cluj, firmos me gjigantin rumun FCSB

Rusia do të mbyllë degët e Institutit Goethe në përgjigje të vendimit gjerman

Rusia do të mbyllë degët e Institutit Goethe në përgjigje të vendimit gjerman

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Reagon Zemaj: Sot e përgjithmonë LDK, rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës

Konsumoni avokadon dhe brokolin, ngadalësoni plakjen

Konsumoni avokadon dhe brokolin, ngadalësoni plakjen

27 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 3 mbeten aktive në Dibër

27 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 3 mbeten aktive në Dibër

Irani merr përsipër sulmet e fundit ndaj bazave amerikane në Emirate dhe Kuvajt

Irani merr përsipër sulmet e fundit ndaj bazave amerikane në Emirate dhe Kuvajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën