TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu pranon Raportin Vjetor të BQK-së, vlerëson stabilitetin financiar të vendit

by Tëvë1
4 muaj ago
2
A A
Haxhiu pranon Raportin Vjetor të BQK-së, vlerëson stabilitetin financiar të vendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh U.D. Presidente, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, i cili i dorëzoi Raportin Vjetor të BQK-së për vitin 2025.

Dorëzimi i Raportit u bë në përputhje me dispozitat e neneve 28 dhe 59 të Ligjit 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes të cilave përcaktohet detyrimi i BQK-së për të raportuar para Kuvendit si institucioni më i lartë përfaqësues i vendit.

Me këtë rast, Ismaili njoftoi Haxhiun për përmbajtjen kryesore të Raportit Vjetor 2025, i cili pasqyron aktivitetet, zhvillimet dhe rezultatet e BQK-së në përmbushje të mandatit të saj kushtetues dhe ligjor për ruajtjen e stabilitetit financiar, forcimin e integritetit të sistemit financiar dhe sigurimin e qëndrueshmërisë institucionale.

Ai theksoi se ekonomia dhe sistemi financiar i vendit ruajtën stabilitetin gjatë vitit 2025, ndërsa sektori bankar mbeti i mirëkapitalizuar dhe me likuiditet të lartë.

Haxhiu vlerësoi punën e Bankës Qendrore gjatë vitit 2025, duke theksuar kontributin e saj në ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar, përkundër sfidave që buruan nga zhvillimet ekonomike dhe gjeopolitike në nivel ndërkombëtar.

Në këtë takim, Haxhiu çmoi pavarësinë dhe integritetin institucional të Bankës Qendrore, duke ritheksuar përkushtimin për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe llogaridhënëse.

“Kryetarja shprehu përkrahjen e Kuvendit për proceset reformuese në sektorin financiar, veçanërisht për përafrimin e kornizës rregullatore me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe për përgatitjet për integrimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), një proces me përfshirje ndërinstitucionale që, përveç forcimit të sistemit financiar, pritet t’u kursejë mërgimtarëve tanë rreth 60 milionë euro në vit në kosto të transfereve financiare.Në përmbyllje, Kryetarja Haxhiu shprehu gatishmërinë e Kuvendit për të mbështetur proceset reformuese përmes avancimit të agjendës legjislative dhe thellimit të bashkëpunimit institucional me institucionet e pavarura, në funksion të zhvillimit të vendit dhe përmbushjes së prioriteteve të integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e presidencës./teve1.info/

Tags: Albulena HaxhiuBQKraporti vjetor 2025Teve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën