TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKSHPK: 47 raste të konfirmuara me fruth nga 16 prilli deri sot

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
IKSHPK: 47 raste të konfirmuara me fruth nga 16 prilli deri sot

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës nga 16 prilli deri më 29 qershor 2026 janë konfirmuar gjithsej 47 raste me fruth në Kosovë.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë, me 14 raste, pasuar nga Ferizaj me 12 raste dhe Kaçaniku me gjashtë raste. Nga tre raste janë raportuar në Fushë-Kosovë, ndërsa nga dy raste në Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq. Nga një rast është konfirmuar në Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.

Përmes një njoftimi zyrtar, IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë ndihmë mjekësore sapo të shfaqin simptoma të dyshimta.

“Çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, duhet të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Instituti ka theksuar se, për shkak të infektueshmërisë së lartë të fruthit dhe rrezikut të përhapjes së tij në komunitet, prindërit dhe kujdestarët duhet të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre.

“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.”

Sipas IKShPK-së, vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e personave të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Tags: FruthiIKSHPKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas vdekjes së policit në detyrë, sindikata kërkon sigurim jetësor dhe shëndetësor

Pas vdekjes së policit në detyrë, sindikata kërkon sigurim jetësor dhe shëndetësor

Pacolli ndalon prerjen e drunjve pa leje nga Ministria e Mjedisit

Pacolli ndalon prerjen e drunjve pa leje nga Ministria e Mjedisit

Maliqi: Zvarritja e rasteve në gjykata po ndikon në parandalimin e vrasjeve

Maliqi: Zvarritja e rasteve në gjykata po ndikon në parandalimin e vrasjeve

LDK me deklaratë pas takimit me degët: Mbështetje e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë – zgjedhjet në 2027-ën

LDK me deklaratë pas takimit me degët: Mbështetje e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë – zgjedhjet në 2027-ën

Një muaj nga nisja e protestës për Zvërnecin në Tiranë

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në bujqësi

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në bujqësi

“Nuk kemi pasur asnjë takim apo ftesë”, Haziri tregon nëse LDK-ja ka bisedime me LVV-në për formimin e institucioneve

“Nuk kemi pasur asnjë takim apo ftesë”, Haziri tregon nëse LDK-ja ka bisedime me LVV-në për formimin e institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën