Një moment tejet emocional është shënuar gjatë takimit të ish-kreut të UÇK-së, Jakup Krasniqi, me familjarët e tij, pas vizitës së realizuar nga Haga në Kosovë.
Pas një periudhe të gjatë larg më të dashurve të tij, Krasniqi ka pasur mundësinë të ribashkohet me familjen, t’i përqafojë dhe të kalojë disa momente pranë tyre.
Vizita e tij në Kosovë është mundësuar për arsye humanitare, me lejen e trupit gjykues të Dhomave të Specializuara. Ky vendim është marrë duke u bazuar në rrethanat e veçanta humanitare dhe në dispozitat përkatëse ligjore ndërkombëtare.
Ndërkohë, sipas burimeve, qëndrimi i Jakup Krasniqit në Kosovë pritet të zgjasë deri në orën 17:00 të ditës së sotme.









