Me dy golat e realizuar në pjesën e parë ndaj Uzbekistanit, superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka arritur shifrën e 975 golave në karrierë.
Ronaldo realizoi dy golat e parë në Kupën e Botës 2026, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit K.
Ai e shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e gjashtë, si dhe golin eretë në minutën e 39-të.
Në fakt, Ronaldo u bë lojtari i parë që ka shënuar gol në gjashtë Kupa të Botës.
Në total në Kupën e Botës, Ronaldo ka dhjetë gola të realizuar dhe bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Portugalia në Botëror.










