Protesta në Tiranë vijon të jetë e tensionuar pas afro nëntë orësh, ndërsa protestuesit janë zhvendosur në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Pas hyrjes me forcë në godinat e Kryesisë së Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, protestuesit u janë drejtuar edhe bizneseve të vendosura në katin e parë të Kullave Binjake.
Sipas raportimeve, është sulmuar dhe është përfshirë nga flakët një filial i një kompanie sigurimesh, si dhe një restorant në afërsi.
Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protesta ka shënuar përplasje dhe dëme materiale.









