Shtatë protestues dhe katër efektivë policie kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së studentëve në Tiranë, e cila vijon prej më shumë se 9 orësh.
Sipas përditësimit të orës 18:40 nga Spitali Universitar i Traumës (SUT), tre protestues ndodhen ende në spital. Ata janë të vetëdijshëm dhe paraqiten me gjendje shëndetësore stabël.
Ndërkohë, katër protestues të tjerë kanë marrë mjekimin në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe janë larguar nga spitali, duke vijuar kujdesin shëndetësor në mënyrë ambulatore.
Gjithashtu, katër efektivë policie po marrin mjekim në spital pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës.









