Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një shkrim të gjatë të titulluar “Çfarë do të fitonte Kosova nga realizimi i projektit TC Kosova e Re?”.
Haradinaj shkruan se “projekti i Termocentralit Kosova e Re nuk përfaqësonte vetëm një investim energjetik, por një ndër projektet më të mëdha strategjike të planifikuara ndonjëherë në Republikën e Kosovës, me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë energjetike, ekonominë e vendit dhe shfrytëzimin e resurseve vendore”.
Sipas tij “nga aspekti ekonomik, projekti parashihej të sillte një investim prej rreth 1.3 miliard euro, investimi më i madh privat dhe një nga investimet më të mëdha të huaja direkte në historinë e Kosovës”.
Postimi i plotë:
Projekti i Termocentralit Kosova e Re nuk përfaqësonte vetëm një investim energjetik, por një ndër projektet më të mëdha strategjike të planifikuara ndonjëherë në Republikën e Kosovës, me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë energjetike, ekonominë e vendit dhe shfrytëzimin e resurseve vendore.Me një kapacitet të instaluar prej rreth 500 MW dhe kapacitet neto prej rreth 450 MW, centrali do të prodhonte afërsisht 3.35 TWh (TeraWatt orë) ose 3,350 GWh (GigaWatt orë) energji elektrike në vit. Me këtë nivel prodhimi, TC Kosova e Re do të përfaqësonte një nga burimet kryesore të energjisë bazë në Kosovë dhe do të reduktonte ndjeshëm nevojën për importe të energjisë elektrike.Në kohën kur projekti ishte zhvilluar, kapaciteti i TC Kosova e Re vlerësohej se do të mbulonte rreth 50-60 % të konsumit vjetor të energjisë elektrike në Kosovë, bazuar në nivelin e konsumit të asaj periudhe. Duke marrë parasysh rritjen e konsumit të energjisë elektrike në vitet e fundit, ku ngarkesa maksimale e sistemit gjatë dimrit arrin rreth 1,600 MW, kapaciteti neto prej 450 MW do të korrespondonte me rreth 28% të ngarkesës maksimale të sistemit elektroenergjetik.Gjatë një periudhe operimi prej 30 vjetësh, TC Kosova e Re do të prodhonte afërsisht 100.5 TWh (100,500 GWh) energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme prodhimi për ekonominë dhe industrinë e Kosovës.Megjithëse Kosova posedon rreth 12.5 miliardë tonë rezerva linjiti, TC Kosova e Re do të furnizohej kryesisht nga rezervat e Fushës së Kosovës, në zonën e Obiliqit, të vlerësuara në rreth 1.0-1.2 miliardë tonë.
Me një konsum prej afërsisht 150 milion ton gjatë 30 vjetëve të operimit, projekti do të shfrytëzonte rreth 12-15% të rezervave të disponueshme për furnizimin e centralit, duke siguruar furnizim me linjit të mjaftueshëm për të gjithë jetën operuese të projektit.Për më tepër, sipas dokumentacionit të projektit, TC Kosova e Re do të kishte rreth 39% më pak konsum neto të linjitit krahasuar me TC Kosova A dhe rreth 25% më pak konsum neto të linjitit krahasuar me TC Kosova B, duke mundësuar prodhim më efikas të energjisë elektrike nga i njëjti resurs vendor.Projekti do të krijonte kërkesë afatgjatë për prodhimin e linjitit nga Mihjet e KEK-ut. Me një konsum të parashikuar prej rreth 5 milion ton linjit në vit, TC Kosova e Re do të siguronte një treg të qëndrueshëm për linjitin vendor për të paktën 30 vjet, duke mbështetur vazhdimësinë e operimit të sektorit minerar, ruajtjen e kapaciteteve profesionale dhe aktivitetin ekonomik të lidhur me nxjerrjen dhe transportin e linjitit.
Nga aspekti i sigurisë së sistemit elektroenergjetik, Kosova do të kishte në dispozicion një kapacitet bazë prodhues prej 450 MW, me efikasitet shumë më të lartë krahasuar me kapacitetet ekzistuese, duke rritur ndjeshëm stabilitetin operacional të sistemit dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.Përmes sistemit të kogjenerimit, TC Kosova e Re do të mundësonte furnizimin e Termokosit me energji termike, duke krijuar mundësi për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë dhe komunat përreth, uljen e përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje dhe përmirësimin e efikasitetit të përgjithshëm energjetik.Nga aspekti i menaxhimit të resurseve ujore, dokumentacioni zyrtar i projektit parashihte që TC Kosova e Re do të kishte rreth 10% më pak konsum neto të ujit krahasuar me TC Kosova B, falë përdorimit të teknologjive më moderne dhe më efikase të ftohjes dhe operimit.Realizimi i projektit do të kontribuonte drejtpërdrejt në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe në eliminimin e humbjeve ekonomike të shkaktuara nga furnizimi jo i besueshëm me energji.
Humbjet ekonomike të lidhura me furnizimin jo të besueshëm me energji vlerësoheshin në rreth 300 milion euro në vit, ndërsa sipas vlerësimeve të publikuara më vonë nga ContourGlobal, këto humbje arrinin deri në 415 milion USD në vit.Sipas Raporteve Vjetore të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), gjatë periudhës 2023 – 2025 Kosova ka importuar gjithsej rreth 4.6 TWh energji elektrike, me një kosto prej afërsisht 570 milion euro. Vetëm në vitin 2025 importi i energjisë elektrike arriti në rreth 1.97 TWh, duke përfaqësuar mbi 28% të kërkesës totale të energjisë elektrike në vend. Nëse e njëjta sasi energjie prej 4.6 TWh do të ishte prodhuar nga një kapacitet bazë vendor me kosto referuese prej 80 EUR/MWh, kostoja totale do të ishte rreth 368 milion euro, ose afërsisht 202 milion euro më pak se kostoja reale e importeve. Këto të dhëna tregojnë ndikimin e drejtpërdrejtë ekonomik që do të kishte një kapacitet i ri bazë gjenerues në reduktimin e varësisë së Kosovës nga importi i energjisë elektrike.Duke marrë për bazë një datë të mundshme të vënies në operim komercial në mesin e vitit 2023, TC Kosova e Re do të mund të prodhonte rreth 9.2 TWh (9,200 GWh) energji elektrike deri më 31 mars 2026. Kjo sasi energjie është afërsisht dy herë më e madhe se importet totale të energjisë elektrike të realizuara nga Kosova gjatë periudhës 2023 – 2025, të cilat sipas të dhënave të ZRRE-së arritën në rreth 4.6 TWh.
Në terma praktikë, mosrealizimi i TC Kosova e Re nënkupton se Kosova nuk ka pasur në dispozicion një kapacitet prodhues vendor që do të mund të zëvendësonte një pjesë të konsiderueshme të importeve dhe të reduktonte ndjeshëm ekspozimin ndaj luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.Nga aspekti mjedisor, TC Kosova e Re do të zëvendësonte gradualisht kapacitetet e vjetruara të TC Kosova A dhe do të përdorte teknologjinë më moderne superkritike për termocentralet me linjit. Sipas dokumentacionit zyrtar të projektit:• emetimet e SO₂ do të reduktoheshin deri në 25 herë;• emetimet e NOx do të reduktoheshin rreth 3.8 herë;• emetimet e pluhurit do të reduktoheshin deri në 20 herë krahasuar me gjendjen ekzistuese të termocentraleve aktuale.
Në komunikimet publike të ContourGlobal këto përmirësime janë paraqitur si reduktim prej rreth 85% të SO₂, 93% të NOx, 93% të pluhurit dhe rreth 38% të emetimeve të CO₂.Nga aspekti ekonomik, projekti parashihej të sillte një investim prej rreth 1.3 miliard euro, investimi më i madh privat dhe një nga investimet më të mëdha të huaja direkte në historinë e Kosovës.Nga aspekti social, gjatë fazës së ndërtimit pritej të krijoheshin deri në 10,000 vende pune direkte, indirekte dhe të induktuara, ndërsa pas vënies në operim projekti do të mbështeste qindra vende pune të qëndrueshme në sektorin energjetik, minerar dhe aktivitetet mbështetëse.Përmbledhje e përfitimeve kryesore:• Kapaciteti i instaluar: 500 MW;• Kapaciteti neto: 450 MW;• Prodhimi vjetor i energjisë: 3.35 TWh (3,350 GWh);• Pjesëmarrja në konsumin aktual të Kosovës: 40 – 50%;• Pjesëmarrja në peak load (~1,600 MW): ~28%;• Prodhimi gjatë 30 vjetëve: ~100.5 TWh (100,500 GWh);• Investimi total: ~1.3 miliardë ton;• Rezervat e linjitit në Kosovë: ~12.5 miliardë ton;• Konsumi i linjitit: ~5 milionë ton në vit;• Konsumi gjatë 30 vjetëve: ~150 milionë ton linjit• Pjesa e rezervave totale të shfrytëzuara (linjit): ~1.2%;• Pjesa e rezervave të linjit të Obiliqit që do të shfrytëzohej: 12-15%;• Konsumi neto i linjitit ndaj TC Kosova A: 39% më i ulët;• Konsumi neto i linjitit ndaj TC Kosova B: 25% më i ulët;• Shitja e linjitit nga Minierat e KEK-ut: ~5 milionë tonë në vit;• Energjia termike për ngrohje: >200 MWth;• Konsumi neto i ujit ndaj TC Kosova B: 10% më i ulët;• Humbjet ekonomike që synoheshin të eliminoheshin: ~300 milionë euro në vit;• Reduktimi i SO₂: deri 25 herë;• Reduktimi i NOx: deri 3.8 herë;• Reduktimi i pluhurit: deri 20 herë;• Reduktimi i CO₂: ~38%;• Importi i energjisë elektrike (2023 – 2025): ~4.6 TWh;• Kosto e importeve (2023 – 2025): ~570 milionë euro;• Kursim potencial kundrejt importit: ~202 milionë euro;• Vendet e punës gjatë ndërtimit: deri në 10,000.Përfundim:TC Kosova e Re do të siguronte:• 500 MW kapacitet të instaluar dhe rreth 450 MW kapacitet neto prodhues;• 3.35 TWh energji elektrike në vit;• rreth 40-50% të konsumit aktual vjetor të energjisë elektrike në Kosovë;• rreth 28% të ngarkesës maksimale aktuale të sistemit elektroenergjetik;• shfrytëzimin afatgjatë të rreth 12-15% të rezervave të disponueshme të Fushës së Kosovës në Obiliq, duke siguruar furnizim të garantuar me karburant për të gjithë jetëgjatësinë e projektit;• mbështetje për sektorin minerar dhe treg afatgjatë për Mihjet e KEK-ut;• kapacitete të konsiderueshme kogjenerimi për furnizimin e Termokosit dhe zgjerimin e ngrohjes qendrore;• reduktim të importeve të energjisë elektrike;• potencial për kursime prej mbi 200 milion euro vetëm gjatë periudhës 2023 – 2025 krahasuar me importet e realizuara;• eliminimin e humbjeve ekonomike të shkaktuara nga furnizimi jo i besueshëm me energji;• përmirësim të ndjeshëm të performancës mjedisore krahasuar me TC Kosova A dhe B;• deri në 10,000 vende pune gjatë fazës së ndërtimit;• investimin më të madh privat dhe një nga investimet më të mëdha të huaja direkte në historinë e Kosovës.Në aspektin e sigurisë energjetike, zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimit të resurseve vendore, TC Kosova e Re përfaqësonte një nga projektet më të rëndësishme strategjike të planifikuara ndonjëherë në Republikën e Kosovës.







