TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Thirrje të forta në protestën në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe Berishës

by teve1
2 orë ago
0
A A
Thirrje të forta në protestën në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe Berishës

Kërkesa për dorëheqje të qeverisë dhe thirrjet kundër klasës politike janë përsëritur edhe gjatë ditës së 16-të të protestës përpara Kryeministrisë në Tiranë ndërsa u artikulua edhe kërkesa për dorëheqjen e kreut të PD-së, Sali Berisha

Një protestuese është shprehur se “establishmenti po e fal Shqipërinë”, duke kërkuar largimin e të gjitha drejtuesve politikë.

“Ne jemi këtu për t’i thënë gjithë establishmentit duke filluar nga ky këtu e deri te drejtuesit e opozitës, është koha të jepni dorëheqjen! Me zemër, të gjithë shqiptarët janë këtu, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ne jemi këtu për t’u thënë: boll është boll! Ky establishment po e fal Shqipërinë dhe kjo nuk do të lejohet më! Ky shesh po u tregon vendin të gjithëve, ne e kemi thyer frikën pikërisht në këtë shesh!”, tha një protestuese.

Thirrjet për dorëheqje janë drejtuar edhe ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha.

Një emigrant që ishte pjesë e protestës tha se e kishte artikuluar këtë qëndrim edhe më herët, përfshirë edhe para selisë së Partisë Demokratike.

“Jam këtu, veçanërisht për nënën time 85-vjeçare që nuk merr dot pjesë këtu. Para 3 ditësh protestova i vetëm para zyrës së PD, e kisha me Sali Berishën, u detyrova të iki. Berisha, të lutem, jep dorëheqjen si kryetar i PD. Ik ti i pari që të të ndjekë edhe tjetri. Nëse e do me të vërtetë këtë protestë, nëse do me të vërtetë që Shqipëria të bëhet mirë, ik ti i pari!”, tha emigranti.

Ndonëse protestuesit kanë kërkuar që partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre të qëndrojnë larg tubimit, emigranti u bëri gjithashtu thirrje ambasadorëve që t’i bashkohen protestës.

Ndërkohë, një tjetër protestues ka artikuluar kërkesa të forta për konfiskim pasurie ndaj drejtuesve kryesorë politikë, duke theksuar edhe nevojën për ndryshim politik dhe vazhdim të protestës.

“Rama konfiskim pasurie, Berisha konfiskim pasurie! Mbahuni dhe pak ditë se premtoj që Edi Ramën ne që jemi sot këtu dhe ata që do të vijnë, do ta shkatërrojmë me gjithë bandën kriminale! Ne do t’i japim rotacionin politik këtij vendi, ju lutem mos na braktisni”, tha protestuesi./EuronewsAlbania

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

Vidhnin makina në Greqi dhe u falsifikonin dokumentet, arrestohen 11 shqiptarë

Vidhnin makina në Greqi dhe u falsifikonin dokumentet, arrestohen 11 shqiptarë

SPAK godet dy grupe kriminale, GJKKO lëshon 20 masa sigurie për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash

SPAK godet dy grupe kriminale, GJKKO lëshon 20 masa sigurie për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash

Skafi përplaset me mjetin e Policisë Kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, plagosen dy të tjerë

Skafi përplaset me mjetin e Policisë Kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, plagosen dy të tjerë

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Barazojnë Belgjika me Egjiptin

Barazojnë Belgjika me Egjiptin

Dy net koncerte në Tiranë, Yll Limani: Ende po i jetoj emocionet, nuk do t’i harroj kurrë

Dy net koncerte në Tiranë, Yll Limani: Ende po i jetoj emocionet, nuk do t’i harroj kurrë

Mot i vranët e me intervale me diell

Rrebeshe shiu e rrufe, parashikimi i motit për nesër

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

Kulla: Shqipëria duhet të miratojë urgjent ligjin për referendumet

Kulla: Shqipëria duhet të miratojë urgjent ligjin për referendumet

Qeveria dërgon një kontingjent të FSK-së në një operacion humanitar në Shqipëri

Rritet interesimi i të rinjve për FSK, 234 aplikime për 44 vende

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën