TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulmi me armë ndaj autobusit me udhëtarë në Malishevë, Prokuroria e Gjakovës del me detaje

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Sulmi me armë ndaj autobusit me udhëtarë në Malishevë, Prokuroria e Gjakovës del me detaje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar për sulmin me armë zjarri ndaj një autobusi me udhëtarë në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është personi me inicialet S.M., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se:

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar me inicialet S.M., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Tutje, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka theksuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe mbledhjen e provave relevante.

“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast.”

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së enjte në fshatin Pagarushë të Komunës së Malishevës, ku ndaj një autobusi me udhëtarë dyshohet se është shtënë me armë zjarri të tipit kallashnikov. Hetimet për motivet dhe rrethanat e ngjarjes janë në zhvillim.

Tags: Malisheveprokuroria themlore ne gjakoveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën